Historia e Paris FC
Paris FC dhe Paris Saint Germain janë të lidhura. Sepse Paris FC dhe Saint Germain u bashkuan në vitin 1970, por dy vite më vonë secila mori rrugën e vet. Rruga e Paris FC ka qenë e mbushur me vështirësi. Ka pasur vështirësi, dy sezone në D1 (ashtu quhej Ligue 1 atëherë), në vitet ’70, pastaj fundtabela dhe një ngjitje e gjatë, që kulmoi tani me promovimin. Ngjitje e mundësuar nga investimet e familjes Arnault dhe Red Bull, që ka si superkëshilltar Jurgen Klopp. Ideja themelore e klubit është e qartë: synohet arritja në nivelet më të larta të futbollit francez dhe më pas edhe në Europë. Buxheti nuk do të jetë i vogël, por shpenzimet nuk do të jenë të çmendura – fokusi do të jetë te shumë të rinj me talent.Stadiumet e PSG dhe Paris FC janë ngjitur
Rivaliteti brenda qytetit ekziston dhe me gjasë do të bëhet edhe më i fortë në të ardhmen, përveç të tjerash sepse stadiumet e të dy skuadrave janë praktikisht ngjitur me njëri-tjetrin. Parc des Princes dhe Stade Jean Bouin ndahen vetëm nga një rrugë. Por marrëdhëniet mes pronarëve janë të shkëlqyera. Al-Khelaifi dhe Antoine Arnault kanë respekt për njëri-tjetrin dhe janë të lidhur nga një miqësi. Antoine Arnault është shpesh i pranishëm në ndeshjet e PSG-së dhe ka qenë i ftuar edhe në një event të rëndësishëm të Paris Saint-Germain. Por tani do të bëhet seriozisht – sigurisht, do të jetë e vështirë të ngjitesh shpejt drejt majës, edhe pse me investimet e duhura gjithçka mund të ecë më shpejt nga sa pritej.Pronësia mes familjes Arnault dhe Red Bull
Paris FC është skuadra e familjes Arnault. Bernard, kreu i familjes, është 76 vjeç dhe ka një pasuri të vlerësuar në 150 miliardë euro. Një nga djemtë, Antoine, ka vendosur të investojë në futboll, në bashkëpunim me Red Bull. Vetvetiu, duke i bashkuar këta elementë, del diçka me potencial jashtëzakonisht të fuqishëm. Por Paris FC dëshiron të ecë me faza. Jo me politikën e hapave të vegjël, por me atë të investimeve të mirëmenduara. Aktualisht, familja Arnault, përmes holdingut Agache, zotëron 52% të klubit, ndërsa Red Bull zotëron 11%. Deri në vitin 2027, ata do të blejnë pjesën e mbetur të aksioneve, të cilat i përkasin presidentit Pierre Ferracci. Ndërkohë, objektivi i parë është arritur: ngjitja në Ligue 1 dhe derbi me PSG-në.🌟 𝐏𝐀𝐑𝐈𝐒𝐈𝐄𝐍𝐒, 𝐏𝐀𝐑𝐈𝐒𝐈𝐄𝐍𝐍𝐄𝐒, nous sommes en @Ligue1🔥🥹 🔝 𝐀 𝐭𝐨𝐮𝐬 𝐜𝐞𝐮𝐱 𝐪𝐮𝐢 𝐨𝐧𝐭 𝐭𝐨𝐮𝐣𝐨𝐮𝐫𝐬 𝐜𝐫𝐮 𝐞𝐧 𝐧𝐨𝐮𝐬, 𝐪𝐮𝐢 𝐧𝐨𝐮𝐬 𝐨𝐧𝐭 𝐬𝐨𝐮𝐭𝐞𝐧𝐮𝐬 : 𝐜𝐞𝐭𝐭𝐞 𝐦𝐨𝐧𝐭𝐞́𝐞 𝐞𝐬𝐭 𝐥𝐚 𝐯𝐨̂𝐭𝐫𝐞 💙 🔵⚪️ #CertifiéParis |… pic.twitter.com/uNoMKqYg1v
— Paris FC (@ParisFC) May 2, 2025