Flash

Një thembër jashtë loje kundër Lecce, Lukaku qesh me lot në TV: “E kam këmbën 48.5”

Lapsi.al 4 May 2025
Një thembër jashtë loje kundër Lecce, Lukaku qesh me lot

Napoli buzëqesh në krye të renditjes së Serie A pas fitores 1-0 kundër Lecce, falë goditjes së shkëlqyer të dënimit nga Raspadori. Por rezultati mund të kishte qenë më i thellë, sepse pas vetëm disa minutash nga fillimi, Lukaku kishte shënuar, por u ndal nga arbitri për një pozicion jashtë loje: u kap me thembrën përtej vijës dhe mjaftoi kjo për ta anuluar golin.

Në emisionin pas ndeshjes në DAZN, sulmuesi i Napolit foli për fitoren e rëndësishme në garën për titull në tri ndeshjet e fundit të sezonit, por papritur në ekran shfaqet imazhi që vërteton pozicionin jashtë loje. Belgu nuk e kishte parë më parë dhe në një moment shpërtheu në të qeshura bashkë me gazetarët.

Lukaku sheh pozicionin jashtë loje drejtpërdrejt

E vështirë për t’u parë me sy të lirë, por tashmë jemi mësuar me zbulimet e pozicionit jashtë loje gjysmë-automatik që janë jashtëzakonisht të sakta. Aksioni që çoi te goli i anuluar kundër Lecce, pas pak minutash nga vërshëllima e parë, u komprometua nga një pozicion i parregullt i vetë sulmuesit. Lukaku ndodhej me një thembër përtej vijës së mbrojtësit të fundit. Gjatë intervistës, atij i treguan pamjet e rindërtuara në kompjuter. “Është VAR, është VAR,” tha duke qeshur, “Tani është futbolli modern dhe duhet të mësohemi me të”.

Lexo më tej: Asllani mban Inter në lojë për titullin e sfidon Barcelonën: "Ne besojmë"

Por pastaj gazetari e pyet për numrin e këmbës për të bërë një batutë, Lukaku shpërthen në të qeshura: “Çfarë numri kam? 48.5, bëri diferencën.” E qeshura e sulmuesit është ngjitëse dhe zgjati disa sekonda, gjatë të cilëve u shkëmbyen batuta pikërisht për “këmbën e madhe” që e vendosi në pozicion jashtë loje. Për fat të mirë, ishte goditja e dënimit nga Raspadori ajo që vendosi fatin e ndeshjes për Napolin, duke bërë që të mos peshojë goli i anuluar i belgut, i cili shijoi një tjetër mbrëmje magjike në vendin e parë të renditjes.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI