Flash

Rama: Në 11 maj PS nuk i diskuton 71 mandate, asnjë popull nuk është i kënaqur

Lapsi.al 4 May 2025
Rama: Në 11 maj PS nuk i diskuton 71 mandate, asnjë popull nuk

7 ditë para 11 majit kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se në këto zgjedhje Partia Socialiste ka si objektiv të marrë 71 mandate, por sipas tij, kjo nuk është diçka që diskutohet. Sipas tij të dielën nuk luftohet vetëm për 71 mandate, por mbylljen e negociatave me BE-në për anëtarësimin e Shqipërisë.

“Ne si komb shqiptar, ne si popull i Shqipërisë këtu, të dielën kemi takim me historinë. Nuk është për Partinë Socialiste as për partinë e kënetës, është për historinë. Partia Socialiste, 71 mandate nuk i diskuton.

Këtu nuk bëhet fjalë për 71-shin por për një mesazh force të popullit shqiptar në raport me Europën. Për një mesazh force që të krijojmë këtu një fuqi të përqendruar deri në 2027 te negociatat.

Ne na ka ndodhur ajo që nuk i ndodh çdo gjenerate. Na e solli fati në dorë që për dy vite të mbyllim negociatat me BE-në që deri dje nuk e hapte derën”, - tha Rama.

Rama shtoi se asnjë popull nuk mund të jetë i kënaqur pasi nëse kjo arrihet nuk ka më ambicie për t’u përmirësuar.

“Te pjesa që nuk janë të kënaqur, asnjë popull nuk mund të jetë kurrë i kënaqur sepse i bie të mos ketë më ambicie. Unë jam vetë një shqiptar shumë i pakënaqur, sepse dua që gjerat të shkojnë shumë më mirë dhe e di që gjërat mund t’i bëj më mirë”, - tha Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI