Flash

Sot finalisti i parë për titull: Vllaznia kërkon hakmarrjen për Kupën, Dinamo për bis

Lapsi.al 4 May 2025
Sot finalisti i parë për titull: Vllaznia kërkon hakmarrjen
Një vend në finale. Kjo është ajo që kërkojnë sot më 4 maj, në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare” Vllaznia e Dinamo. Dy formacionet do të luajnë gjysmëfinalen e parë të fazës “Final 4” të “Abissnet Superiore”, për të përcaktuar skuadrën e parë që do të diskutojë titullin kampion në 12 maj. Vllaznia e nis këtë ndeshje në pozita më të favorshme, pasi kualifikohet edhe në rast barazimi, ndërsa Dinamo City duhet vetëm të fitojë për të kaluar në finale. Kjo është e përcaktuar në rregullore, duke qenë se shkodranët u renditën në vendin e dytë në fund të 36 javëve të sezonit të rregullt, ndërsa Dinamo në të tretin.

Lexo më tej: Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë pas 22 vitesh, mposht Egnatian pas penalltive

Dinamo megjithatë ka precedentë sezonalë më të mirë me Vllazninë. Skuadra e Ilir Dajës ka fituar tre ndeshje në 6 përballje e ka barazuar dy, duke humbur vetëm një herë me kuqeblutë e Thomas Brdaric. Shkodranët duhet të hakmmerren edhe për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë, në atë 4-3 rokamboleks, ku Vllaznisë nuk i mjaftoi rikthimi për të arritur në finalen e kompeticionit e fituar më pas me penallti nga Dinamo ndaj Egnatias. Të dyja skuadrat kanë përmbyllur përgatitjet dhe janë gati për sfidën e madhe. Një ndeshje për të mos u humbur në “Arenën Kombëtare”, në pritje të asaj që do të dhurojë fusha edhe nesër në përballjen e dytë gjysmëfinale të Final 4 mes Egnatias e Partizanit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI