Flash

Tirana e Pogradeci, luftë për Superioren: Mema në pozitën që nuk do të donte

Lapsi.al 4 May 2025
Tirana e Pogradeci, luftë për Superioren: Mema në pozitën

Tirana nuk është ende e shpëtuar. Pogradeci nuk është ende në Superiore. Duhen edhe 90 minuta, ndoshta edhe më shumë, por këtë herë përballë njëra-tjetrës që të përcaktohet se cila nga dy skuadrat do të jetë sezonin e ardhshëm pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Ndeshja finale e play-out, ku bardheblutë e Shkëmbit e Pogradeci i teknikut Ardian Mema do të kërkojnë fitoren do të zhvillohet më 4 maj në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

Ky takim do të përcaktojë skuadrën që do të luajë në kampionatin “Abissnet Superiore” për edicionin e ardhshëm futbollistik. Tirana e mbylli kampionatin në vendin e 8-të pas 36 javësh garë. Një rrugëtim i vështirë, ku iu desh të fitonte dy derbi në katër javët e fundit, vendimtare ai me Dinamon në javën e fundit, për të lënë pas Skënderbeun e Laçin.

Lexo më tej: Verdiktet finale: Tirana në playout e Partizani në Final 4, bien Skënderbeu e Laçi

Pogradeci, nga ana tjetër, arriti në fazën play-out pasi mposhti fillimisht Burrelin me rezultatin 1-0 dhe më pas kaloi Besën, gjithashtu me fitoren 1-0. Dy fitore befasuese për skuadrën e teknikut Mema, që tani e gjen veten përballë së shkuarës. Mema, me ADN bardheblu e ish-teknik i Tiranës, tani duhet të zbresë ekipin e tij të zemrës nga kategoria për të ngjitur atë që drejton. Një pozitë që natyrisht tekniku nuk do të dëshironte të ishte, por që fati e ka vënë përballë...

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI