Flash

Trump: Ka shumë urrejtje, ndoshta marrëveshja Rusi-Ukrainë nuk do arrihet

Lapsi.al 4 May 2025
Trump: Ka shumë urrejtje, ndoshta marrëveshja Rusi-Ukrainë nuk do

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pranuar se paqja midis Rusisë dhe Ukrainës, të cilën ai dikur e kishte premtuar se do ta arrinte shpejt, mund të mos jetë fare e mundshme.

“Ndoshta nuk është e mundur”, tha Trump, duke folur për NBC News. “Ekziston një urrejtje e jashtëzakonshme”, - shpjegoi ai duke shtuar se “po flasim për një urrejtje të jashtëzakonshme midis këtyre dy burrave” (Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, red.) dhe midis gjeneralëve. "Ata kanë luftuar fort për 3 vjet", - tha Trump, por shtoi se kishte ende "shanse shumë të mira për t'ia dalë".

“New York Times” shkruan ndërkohë se Kievi do të marrë më shumë ndihma kundër pushtimit rus. Bëhet fjalë për një sistem mbrojtës ajror “Patriot” që ka qenë i vendosur më parë në Izrael dhe që do të dërgohet në Ukrainë pasi të rinovohet. Gazeta ka cituar 4 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë, duke shtuar se aleatët perëndimorë po diskutojnë logjistikën e një transferimi të mundshëm të një sistemi tjetër “Patriot” nga Gjermania ose Greqia.

Në krahun tjetër Vladimit Putin thotë se ka forca të mjaftueshme për të fituar pa përdorur armët bërthamore.

“Ne kemi forca dhe burime të mjaftueshme për ta çuar atë që filloi në vitin 2022 në një përfundim logjik, me rezultatin që i nevojitet Rusisë”, edhe pa përdorur armë bërthamore në Ukrainë” – tha Putin në një intervistë në televizionin “Rossiya1 TV”. Putin tha se është i bindur se pajtimi me popullin ukrainas do të arrihet.

“Mendoj se është e pashmangshme. Pavarësisht gjithë tragjedisë që po përjetojmë. Është çështje kohe”, - tha Putin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama sulmon sërish partitë e reja

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë ku mbajti takimin e radhës elektoral me socialistët për zgjedhjet e 11 majit. Rama gjatë fjalës së tij përmendi edhe...

16:11

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI