Flash

“Urgjente!”/ Berisha i jep porosi specifike strukturave një javë para zgjedhjeve

Lapsi.al 4 May 2025
“Urgjente!”/ Berisha i jep porosi specifike strukturave një

Kur na ndajnë një javë deri në zgjedhjet e 11 majit, kreu i PD Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh urgjent për drejtuesit politik të Qarqeve, kryetarët e degëve, kandidatët për deputet, të gjithë anëtarët dhe mbështetësve të PD.

Në mesazh theksohet fakti që duhet të bëhet një punë më e madhe dhe çdo përpjekje e mundshme që të kontaktohet çdo shqiptar që jeton jashtë vendit dhe juk është regjistruar në votën e diasporës.

Berisha thekson se kushdo që nuk ka votuar në shtetet ku jeton, duhet që të vijë në Shqipëri e të votojë më 11 maj.

“Mesazh për shpërndarje urgjente për:

Drejtuesit politik të Qarqeve, kryetarët e degëve, kandidatët për deputet, të gjithë anëtarët dhe mbështetësit tanë!

Jemi në javën vendimtare, bëni çdo përpjekje të mundshme që çdo qytetar në emigracion, veçanërisht në vendet përreth që njohim dhe nuk është regjistruar, të kontaktohet dhe t’i kërkohet të vijë në një mision të veçantë e historik, për votim kundër narkodiktaturës!

Shqipëria madhështore!

Fitore!

Sali Berisha”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI