Flash

Albin Kurti letër Lumir Abdixhikut: Të bëjmë koalicion qeverisës bashkë!

Lapsi.al 5 May 2025
Albin Kurti letër Lumir Abdixhikut: Të bëjmë koalicion

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku i kërkon ndërtimin e një koalicioni qeverisës mes VV-së dhe LDK-së.

Në letrën e tij, Kurti shprehet i gatshëm për bashkëpunim politik, duke theksuar se: “Si kryetar i LVV-së dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në.”

Ai pranon se ekzistojnë dallime politike, por nënvizon se koalicionet bëhen pikërisht midis palëve që kanë dallime, nëse përparësitë vendosen te qytetarët dhe shteti.

Kurti kujton se LDK ka pasur edhe në të kaluarën marrëveshje me parti me të cilat kishte më shumë mospajtime sesa ka sot me VV-në: “Mospajtimet e diferencat që mund të ketë LDK me LVV sot, nuk janë më të mëdha sesa ato që LDK i kishte në koalicionet e mëparshme.”

“Unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që sot nuk kanë më as pozita të larta, as ndikim të madh në LDK” shkruan Kurti duke e përforcuar argumentin me logjikën elektorale:

“Jam i bindur që edhe votuesit e LDK-së sot preferojnë më së shumti koalicionin me LVV-në. Edhe votuesit e LVV-së e preferojnë po ashtu këtë koalicion.”

Ai nënvizon qartë se VV nuk është e interesuar për koalicion me PDK-në dhe ngre pyetjen: “Pse ta bëjmë pas zgjedhjeve, kur mund ta bëjmë tani? Pse edhe një palë zgjedhje për të bërë po të njëjtin koalicion?”

Nga ana tjetër, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se e ka pranuar letrën dhe ka premtuar një përgjigje zyrtare së shpejti: “Më lejoni të shkoj në zyrë, të shoh letrën dhe do të kthej përgjigje me kohë. I lus edhe njerëzit tanë që gjendjen e tanishme ta trajtojnë pa arrogancë. Do të kemi përgjigje zyrtare, siç i takon një partie.”

Në këtë mënyrë, VV ka hedhur një hap drejt një marrëveshjeje me LDK-në, duke e pozicionuar si partnerin e preferuar për qeverisje, ndërsa pritet reagimi zyrtar i partisë së Lumir Abdixhikut.

Të këshilluara

SPAK i komunikon akuzë të re Ajola Xoxës

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një akuzë të re Ajola Xoxës, e cila u paraqit në organin e akuzës paraditen e sotme rreth orës 10:45. Raportohet se prok...

12:42

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI