Flash

Beleri: Depozitova në GJL prova për gjykimin e paligjshëm që më është bërë nga GJKKO

Lapsi.al 5 May 2025
Beleri: Depozitova në GJL prova për gjykimin e paligjshëm që

Eurodeputeti Fredi Beleri ka deklaruar ditën e sotme se ka depozituar në Gjykatën e Lartë prova të reja për gjykimin e paligjshëm që sipas tij i është bërë nga GJKKO. Me anë të një deklaratë për mediat, Beleri thekson se provat që ka depozituar janë të rëndësishme për të faktuar padrejtësinë që i është bërë.

Beleri ka theksuar se gjykatësja që e dënoi Irena Gjoka, është e dënuar vetë për veprën penale të falsifikimit në Greqi. Sipas Belerit, kjo shpjegon urrejtjen që Gjoka ka për minoritetin etnik grek dhe përfaqësusve të tij. Në fund të deklaratës për mediat, Beleri ka theksuar se është arrestuar nga një prokuror që sot ndodhet në pranga dhe nga një gjyqtare që sduhet të ishte në sistem.

Deklaratë për mediat:

Ne perpjekje per te vertetuar dhe denoncuar me fakte padrejtesine qe me eshte bere, duke me rrembyer e burgosur per 16 muaj dhe duke rrembyer mandatin e Kryetarit te Bashkise Himare, depozitova ne gjykaten e larte prova te rendesishme per gjykimin e paligjshem qe me eshte bere nga GJKKO.

Gjyqtaria Irena Gjoka qe me denoi , eshte vet e denuar per veper penale te fallsifikimit ne Greqi me 3 muaj burg (konvertuar ne gjobe), dhe e debuar nga shteti Grek. Me kete, shpjegohet dhe urrejtja qe ka ajo ndaj minoritet etnik grek dhe perfaqesuesve te zgjedhur te tij. Ajo jo vetem si gjyqtare por dhe si Kryetare e GJKKO gjate 2023, shkeli ligjin, perdori ndaj meje procedura te paligjshme dhe prova te rreme.

Nje i denuar , ne baze te Kushtetutes smund te jete gjyqtar ne Republiken e Shqiperise , per me teper Kryetar i GJKKO , Gjykates me te rendesishme ne vend. Ky fakt (i denimit penal te gjyqtares) , tregon me qarte procesin e paligjshem te porositur montuat dhe te urdheruar politikisht qe me eshte bere.

Jam arrestuar nga nje Prokuror qe sot eshte i arrestuar per ndikim te paligjshem , jam denuar nga nje Gjyqtare e denuar qe sduhet te ishte ne sistem. Ndaj sot, ne baze te ligjit kam kerkuar rishikimin e vendimeve te mia. Drejtesia edhe vone mund te rivendoset ..dhe eshte me mire se asnjehere.

DIONYSIOS FRENTIS BELERIS

Eurodeputet

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI