Flash

Inzaghi shpjegon si do markojë Yamal, Bastoni e ndërpret: “Kështu nuk luaj unë”

Lapsi.al 5 May 2025
Inzaghi shpjegon si do markojë Yamal, Bastoni e ndërpret:

Simone Inzaghi përpiqet të ulë klimën e tensionuar që është krijuar rreth Interit të tij në prag të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales ndaj Barcelonës: në lojë është finalja e Champions League, një objektiv ende i arritshëm pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë që lë të hapura të gjitha skenarët. Ka kuriozitet për rikuperimet e Pavard dhe Lautaro dhe për formacionin në përgjithësi të zikaltërve, që do të përballen me kundërshtarë vërtet shumë të rrezikshëm. E pikërisht kjo gjë e ka bërë qendërmbrojtësin Alessandro Bastoni trë reagojë në konfernecën për shtyp të vigjiljes.

Trajneri ka folur në konferencë për shtyp së bashku me mbrojtësin Bastoni për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve dhe për të prezantuar ndeshjen: “Në ndeshjen e parë bëmë një ndeshje shumë të mirë, edhe pse në disa momente duhej të bënim më mirë. Ishim të përqendruar dhe të kthjellët, nesër duhet të jemi po ashtu, duke ditur se do të jetë si një finale e vërtetë.” Por në një moment, fjalimi i tij ndërpritet nga mbrojtësi, sepse diçka nuk i përputhet.

Bastoni ndërpret trajnerin gjatë konferencës

Kundërshtari më i rrezikshëm për Inter mbetet ende Lamine Yamal, i cili në ndeshjen e parë i magjepsi të gjithë me golin dhe lëvizjet e tij. Një kundërshtar i ri, por jashtëzakonisht i rrezikshëm, që e vuri Inter në vështirësi gjatë gjithë pjesës së parë dhe që do të jetë arma kryesore e Barcelonës edhe në ndeshjen e kthimit. Inzaghi po përgatit strategjinë e duhur për ta ndalur atë dhe alternativat janë Dimarco ose Carlos Augusto që nga minuta e parë. Trajneri nuk përjashton që të luajnë të dy bashkë, por në këtë pikë ndërhyn Bastoni: “Eh jo, ashtu nuk luaj unë”.

Lexo më tej: Marciniak, arbitër i Inter-Barcelona, plasin polemikat: “Është madrilen, ka video”

E gjithë salla e konferencës shpërthen në të qeshura pas batutës së mbrojtësit dhe edhe trajneri qesh, çka ndihmon për të çtensionuar atmosferën përpara një ndeshjeje vendimtare. Më pas Inzaghi ndalet për një moment për të reflektuar mbi rrugëtimin që ka bërë që kur mori drejtimin e skuadrës: “Jemi dy ndeshje larg një trofeu të mundshëm, dhe me gjithë vështirësitë që kemi pasur, e kemi çuar Interin të jetë e para në renditjen e UEFA-s. Katër vjet më parë nisëm nga vendi i gjashtëmbëdhjetë ose i shtatëmbëdhjetë, është bërë një rrugë shumë e madhe që tani duam ta vazhdojmë.”

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI