Flash

Milan e përmbys në dy minuta: Leao e autogoli i Frendrup thyejnë Genoan

Lapsi.al 5 May 2025
Milan e përmbys në dy minuta: Leao e autogoli i Frendrup thyejnë

Në ndeshjen e fundit të javës së 35-të të Serie A, Milan përmbys 2-1 Genoan dhe ngjitet në kuotën e 54 pikëve në renditje. Në pjesën e parë në “Marassi”, rastet më të mira i takojnë skuadrës vendase dhe vetëm një super-Maignan shpëton Milan, fillimisht ndaj Norton-Cuffy, më pas nga një pothuajse autogol i Pulisic dhe në fund ndaj Messias.

Në minutën e 28', Leao zë vendin e Fofana-s së dëmtuar (problem në këmbën e majtë). Pas një ore lojë, Vieira aktivizon Vitinha dhe braziliani, me prekjen e parë të topit, mposhti Maignan me një goditje fluturimthi pas asistit të Martin (61’). Conceiçao aktivizon gjithashtu Gimenez dhe Joao Felix dhe brenda minutës 76’ e 77’ e përmbys gjithçka: fillimisht me Leao-n (goditje që devijohet nga Norton-Cuffy) dhe më pas me autogolin fatkeq të Frendrup.

Lexo më tej: Douglas Luiz akuzon Juventus: “Dëmtimet e mia jo normale. Tani përgjigjuni pyetjes

Ndeshja nuk ka objektiva të mëdha dhe ritmi është i ulët, edhe për shkak të shiut të dendur. Është çështje minutash, madje vetëm një: Vitinha shënon pas 60 sekondash nga aktivizimi, Milan barazon dhe përmbys gjithçka brenda një tjetër rrotullimi të orës (në minutat 76’ dhe 77’). Genoa është e sigurt nga rënia dhe Milan është tashmë larg zonës europiane: për kuqezinjtë kjo vlen si stërvitje në prag të finales së Kupës së Italisë, që mbetet e vetmja rrugë për t’u kthyer në arenën ndërkombëtare.

Conceiçao po eksperimenton zgjidhjet më të mira në funksion të sfidës vendimtare ndaj Bolognas: ai synon të rikuperojë fizikun e Loftus-Cheek, të cilin e hedh titullar në mënyrë të papritur. Ai që i lëshon vendin në fillim është Rafa Leao, i cili nuk ka nevojë për prova apo eksperimente.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI