Flash

Sean “Diddy” Combs përballet me gjyqin për trafikim seksual

Lapsi.al 5 May 2025
Sean “Diddy” Combs përballet me gjyqin për trafikim
Sean “Diddy” Combs, sipërmarrësi i hip-hop-it, do të dalë sot përpara një gjykate në Nju Jork për t’u gjykuar mbi akuzat se ka përdorur ndikimin dhe burimet e perandorisë së tij të biznesit për të abuzuar seksualisht me gra.

Përzgjedhja e jurisë mund të zgjasë disa ditë, ndërsa deklaratat hapëse dhe dëshmitë do të nisin javën e ardhshme.

Aktakuza prej 17 faqesh kundër Combs është përshkruar si një dokument tipik ndaj një lideri mafioz apo kreu të një bande droge, duke e akuzuar për trafikim seksual dhe pjesëmarrje në një konspiracion kriminal.

Sipas prokurorëve, Combs ka zhvilluar një sjellje abuzive ndaj grave dhe të tjerëve për më shumë se dy dekada, me ndihmën e personave në rrethin e tij dhe të punonjësve nga kompanitë që zotëron.

Gratë, sipas akuzës, manipuloheshin për të marrë pjesë në akte seksuale të mbushura me drogë me meshkuj të paguar, të cilat Combs i quante “Freak Offs.”

Për t’i mbajtur nën kontroll, ai përdorte ndikim dhe dhunë: u premtonte sukses në industrinë e argëtimit nëse e bënin atë që u kërkonte — ose i përjashtonte nëse refuzonin.

Në raste kur nuk merrte atë që donte, aktakuza thotë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij përdornin dhunë fizike, rrëmbime dhe madje zjarrvënie. Në një rast, ai dyshohet se ka kërcënuar dikë duke e varur nga një ballkon.

Combs, 55 vjeç, dhe avokatët e tij e mohojnë fajësinë. Ata thonë se çdo marrëdhënie seksuale ka qenë konsensuale dhe se nuk ka pasur përpjekje për të detyruar dikë apo ndonjë veprimtari kriminale të organizuar.

Gjykimi pritet të zgjasë të paktën tetë javë.

Një ngjarje e rëndësishme që mund të përmendet në gjyq është një incident i vitit 2016, ku Diddy u regjistrua nga kamerat e  sigurisë  duke goditur ish-të dashurën e tij, këngëtaren Cassie (emri i vërtetë Casandra Ventura), në një hotel në Los Anxhelos.

Avokati i Combs, Marc Agnifilo, tha se klienti i tij “nuk është një person perfekt” dhe pranoi se ka pasur përdorim droge dhe marrëdhënie toksike, por këmbënguli se çdo aktivitet seksual ka qenë me pëlqim.

Ky është rasti më serioz ligjor për Combs deri tani, mes një sërë problemesh të mëparshme ligjore që përfshijnë dhunë fizike, armë dhe përleshje publike. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me dekada burg.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI