Flash

Sherr mes vajzave në mes të Korçës/ 17-vjeçarja goditet në fytyrë me gotë qelqi

Lapsi.al 5 May 2025
Sherr mes vajzave në mes të Korçës/ 17-vjeçarja

Një konflikt ka ndodhur mes disa vajzave në afërsi të një lokali në bulevard “Republika” të Korçës. Sipas informacioneve paraprake nga policia, mësohet se sherri ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit.

E dëmtuar ka ngelur shtetasja P.M., e njohur si njëra nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale të turpshme në faqe Instagrami. Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë, ndërsa e dëmtuara është dërguar në spitalin e Korçës për mjekim.

Vajzat e tjera po shoqërohen në komisariat për veprime të mëtejshme. Nuk dihen ende rrethanat por dyshohet që shkak të jetë bërë pikërisht faqja e Instagramit që e dëmtuara P.M administronte bashkë me një shtetase tjetër dhe që denigronin vajzat dhe djemtë minorenë në juglindje.

Burime nga komisariati bëjnë me dije se deri në këto momente janë shoqëruar 2 vajza dhe 1 djalë, ndërsa pritet që pas mjekimit në spital të shoqërohet edhe e dëmtuara, ku do t’i merren deklarimet secilit lidhur me ngjarje.

"Mbasditen e sotme në ambientet e një lokali në lagjen "nr. 2" Korçë, shtetasja F.D, dyshohet se ka goditur në fytyrë me gotë uji, një 17-vjeçare, e cila po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e shtetases F.D" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Peshkopi, plagoset polici

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi. Mësohet se një 27-vjeçar me iniciale A.Sh duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dys...

20:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI