Flash

Sondazhi/ Si ka ndryshuar pëlqimi për krerët e politikës një javë para zgjedhjeve

Lapsi.al 5 May 2025
Sondazhi/ Si ka ndryshuar pëlqimi për krerët e politikës

Barometri Euronews Albania ka realizuar matjet përfundimtare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Konkretisht është realizuar matja e pestë kombëtare ku janë pyetur 1600 qytetarë nga data 24 Prill – 04 Maj në të gjithë vendin dhe matja e katërt për Qarkun e Tiranës ku janë pyetur 1000 qytetarë nga datat 24 Prill – 04 Maj.

Metodologjia e përdorur në të dy rastet është kampion rastësor i shtresëzuar dhe mbledhja e të dhënave është realizuar si në gjithë matjet e mëparshme ballë për ballë.

Pyetja e parë është për pëlqyeshmërinë në qarkun Tiranë dhe nivel kombëtar për të gjithë liderët që janë në garë në 11 maj sipas fletës së votimit.

Pëlqyeshmëria e Edi Ramës për qarkun e Tiranës është 48,2% në këtë matje të katërt, në nivel kombëtar në këtë matje të pestë është 52,4%.

Për Sali Berishën pëlqyeshmëria është 35,5 për qind në qarkun tiranë dhe në rang kombëtar është 34,6 për qind.

Për Agron Shehajn pëlqyeshëmria për qarkun Tiranë është 25,4 për qind, ndërsa në rang kombëtar pëlqyeshmëria për Shehajn është 38,8 për qind.

Për Adriatik Lapjan pëlqyeshmëria në qarkun Tiranë është 21,7 për qind, në nivel kombëtar 35,1 për qind. /Marrë nga Euronews Albania

Të këshilluara

Aksident në Peshkopi, plagoset polici

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi. Mësohet se një 27-vjeçar me iniciale A.Sh duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dys...

20:10

Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës

Brunei i ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, duke u bërë vendi i dytë nga Azia Juglindore brenda javësh që mundëson udhëtim pa viza për kosovarët pas Malajz...

16:55

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI