Flash

Brian Austin Green: "Ndarja nga Megan Fox dhe lidhja me MGK"

Lapsi.al 6 May 2025
Brian Austin Green: "Ndarja nga Megan Fox dhe lidhja me MGK"

Brian Austin Green foli për herë të parë në podcast-in e tij "Oldish mbi prishjen e martesës me Megan Fox, ndarjen e tyre dhe lidhjen e saj të menjëhershme me këngëtarin Machine Gun Kelly.

Green tregoi se marrëdhënia e tij me Fox nisi që kur ajo ishte vetëm 18 vjeç, ndërsa ai 30. Ai pranoi se Fox mori shumë përgjegjësi në një moshë shumë të re, duke u kujdesur për djalin e tij, Kassius, nga një lidhje e mëparshme.

“Mendoj se ajo e kuptoi që kishte humbur një pjesë të rëndësishme të rinisë dhe kërkoi të largohej. Ishte e vështirë për mua, por e kuptova,” rrëfeu Green.

Fox kërkoi për herë të parë divorc në vitin 2016, gjatë një periudhe kur Green ishte i sëmurë rëndë dhe nuk kishte mundësi për të luftuar për marrëdhënien. Ai dyshon se ajo kishte krijuar një lidhje të re gjatë xhirimeve në Nju Jork, por marrëdhënia nuk zgjati dhe çifti u bashkua sërish, duke sjellë në jetë fëmijën e tyre të tretë, Journey, në vitin 2016.

Megjithatë, në vitin 2020, Megan kërkoi për herë të dytë divorcin dhe brenda një kohe shumë të shkurtër u pa në publik me Machine Gun Kelly, të cilin e quajti “shpirti im binjak”. Kjo solli një tronditje për Green.

“Ishte shumë e vështirë për mua. Kishte xhelozi dhe dhimbje, por ia dola. U përpoqa ta mbështes edhe kur nuk e meritonte,” u shpreh ai.

Brian zbuloi se në atë kohë, aktorja i kishte kërkuar të pohonte publikisht se ajo dhe MGK ishin “vetëm miq”, për të qetësuar spekulimet në media.

Sot, Brian Austin Green është i fejuar me balerinën Sharna Burgess dhe thotë se nuk ka pendesa për të kaluarën. Ndërkohë, Megan është bërë nënë për herë të katërt në mars, duke sjellë në jetë vajzën e saj të parë me Machine Gun Kelly, pavarësisht se çifti janë ndarë që nga nëntori i kaluar.

Të këshilluara

Rihanna, nënë për herë të tretë

Këngëtarja 37-vjeçare, Rihanna është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë me A$AP Rocky, konfirmoi një burim për Page Six. Të hënën, Rihanna tregoi barkun e rru...

17:09

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI