Flash

Inter në finalen e Champions: 7 gola me përmbysje, Frattesi dënon Barçën në shtesë

Lapsi.al 6 May 2025
Inter në finalen e Champions: 7 gola me përmbysje, Frattesi dënon

Mision i përmbushur për Inter që mposhti 4-3 pas shtesave Barcelonën dhe është finalistja e parë e Champions League 2024/2025. Në gjysmëfinalen e kthimit të luajtur në San Siro, zikaltërit arrijnë objektivin pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë, duke siguruar biletën për finalen e Mynihut në një ndeshje të mbushur me emocione, përmbysje dhe kundër-përmbysje.

Vendimtar në pjesën e parë është njeriu më i pritur, kapiteni Lautaro Martinez, i cili fillimisht zhbllokoi rezultatin (21’) duke shfrytëzuar një gabim në dalje të mbrojtjes së Barçës, pastaj fitoi penalltinë e kthyer në gol nga Calhanoglu (45’+1’). Në pjesën e dytë, blaugranat ngushtuan diferencën me Eric Garcia (54’), barazuan me Dani Olmo (60’) dhe përmbysën gjithçka me Raphinha (87’). Por në kohën shtesë ishte Acerbi (90’+3’) që gjeti golin e barazimit që çoi Inter në shtesa, ku Frattesi (99’) shënoi golin e fitores. Më 31 maj në Allianz Arena kapitulli final kundër njërës mes PSG dhe Arsenal (në ndeshjen e parë 1-0 për francezët në gjysmëfinalen tjetër).

Lexo më tej: Dembélé fantastik, PSG triumfon në Londër: Arsenal pranë shembjes nga Barcola e Ramos

Ëndrra e Inter vazhdon: zikaltërit janë në finalen e Champions League pasi eliminuan (4-3) Barcelonën e Flick pas 120 minutash ku ndodhi gjithçka, para ekstazës. Dy gola të vendasve në pjesën e parë (Lautaro dhe Calhanoglu me penallti), tre të Barçës në të dytën (Garcia, Olmo, Raphinha), pastaj barazimi dramatik 3-3 në minutën e 93' nga Acerbi. Gjithçka u shty për në shtesa, kur Frattesi mposhti Szczesny në minutën e 99' dhe shpërtheu apoteoza zikaltër. Brohorima e San Siros, nën shiun e rrëmbyeshëm, shoqëroi festën e çmendur të teknikut Inzaghi dhe të tijve që kthehen të luajnë një finale të Champions dy vite pas herës së fundit. E tani presin të mësojnë kundërshtarin, njërën mes PSG dhe Arsenal: takimi më 31 maj në Mynih.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI