Flash

Arlind Qori me tregtarët e vegjël "Oligarkëve t'ua fusim këmbët në 1 këpucë"

Lapsi.al 7 May 2025
Arlind Qori me tregtarët e vegjël "Oligarkëve t'ua

Gjatë takimeve që pati me tregtarë të vegjël pranë tregut ushqimor afër ish-Qytetit të Nxënësve në Tiranë, kryetari i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori, denoncoi hapur situatën ekonomike të tregjeve në Shqipëri, ku sipas tij, bizneset e vogla po shkojnë drejt falimentit për shkak të abuzimit sistematik nga oligarkët e lidhur me pushtetin.

“Si në çdo treg tjetër të Shqipërisë, edhe këtu gjen më shumë tregtarë se sa blerës. Kjo është shenjë e një krize të thellë ekonomike që godet posaçërisht bizneset e vogla”, deklaroi Qori, duke vënë theksin tek padrejtësitë që rëndojnë mbi biznesin e vogël.

Ai u shpreh se mllefi i tregtarëve të ndershëm nuk është ndaj konsumatorit, por ndaj atij grupi njerëzish që kanë kapur ekonominë përmes lidhjeve me politikën.

“Askund tjetër më shumë se në këtë treg nuk kam dëgjuar më shumë kritika ndaj oligarkëve, ndaj atyre që kanë qendra tregtare, zinxhirë supermarketesh, që fitojnë favore të panumërta ligjore dhe jashtëligjore nga shteti” u shpreh ai.

Qori vuri në dukje se vetëm Lëvizja BASHKË ka guximin të përmendë oligarkët me emër, duke shtuar se nëse nuk i vihet fre pasurimit të paligjshëm dhe ndikimit të tyre në qeverisje, nuk mund të ketë ekonomi të ndershme dhe treg të lirë për të gjithë.

“Nëse nuk denoncojmë oligarkinë në Shqipëri, nuk ka për të pasur kurrë treg të lirë të shëndoshë. Duhet t’ua fusim këmbët në një këpucë oligarkëve”, tha ai.

Qori paralajmëroi se, nëse kjo situatë vazhdon, tregjet tradicionale do të mbyllen, dhe tregtarët e ndershëm do të detyrohen të emigrojnë bashkë me familjet e tyre. Edhe në programin e saj, Lëvizja BASHKË e pozicionon qartë veten në krah të punonjësve, bizneseve të vogla dhe ekonomisë reale që prek qytetarët e thjeshtë, duke i dalë kundër modelit ekonomik që është i kapur nga pak duar dhe që bashkëjeton me pushtetin politik duke ndarë konçesione dhe tendera klientelistë.

Të këshilluara

Java e fundit e fushatës, Euro në pikiatë

Euro është zhvlerësuar ndjeshëm, këtë javë, duke arritur nivelet më të ulët në vitin 2025 kundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipëris...

22:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI