Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Departamenti i Shtetit: Sali Berisha mund të vijë në SHBA

Lapsi.al 7 May 2025
Departamenti i Shtetit: Sali Berisha mund të vijë në SHBA
Me sa duket përpjekjet këmbëngjlëse të lobisrmtëve pranë PD- për të zhbërë vendimin e Blinken për Non Gratën e Berishës, që ata e konsiderojnë të padrejtë, po jep frytet e veta. Duket sikur Departamenti i Shtetit,  nën drejtimin e Marco Rubios ka nisur kthesën. Sinjalin e parë e ka dhënë gazetari amerikan Marc Caputo që punon për agjencinë “Axios”, një media me tepër influencuese sesa me lexueshméri të lartë. Ai është një reporter i njohur, i atashuar pranë Shtëpisë së Bardhë, dhe me këtë cilësi i ka bërë një pyetje Departamentit Amerikan të Shtetit, nëse kreu i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha mund të vizitojë Shtetet e Bashkuara. Andi Bushati : Si duhet kuptuar qëndrimi i DASH për Non Gratan e Berishës Ai ka marrë një përgjigje pozitive. Në një koment në rrjetin “X” ai thotë: “E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA" - shkruan gazetari që publikon edhe përgjigjen e DASH. Pikërisht këtu është interesante të lexohet me lupë teksti. Aty nuk flitet për heqje të sanksionit, por për raste përjashtuese. “Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare", i është përgjigjur DASH Marc Caputos. Pra duket sikur vendimi për të anulljmuar dekretin e Blknkenit ende nuk është marrë, por ka një qasje që politikisht ai të zhvlerësohet. Dhe kjo duket qartë në pjesën e dytë të deklaratës të lëshuar nga DASH. Sepse aty theksohet se vendimi i Blinken la qenë politik, se ai është marrë ́në mënhrë të dhshimtë dbe se ainm ka dëmtuar marëdhëniet mes dy popujve.   "Ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it” – thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dërguar për gazetarin, ku togfjalshi "nuk do të lejojmë", parathotë atë që do të ndodhë në të ardhmen. Duket se gazetari Caputo ka lidhje të forta me njerëzit e Trump që punojnë aktualisht për Berishën. Ai ka shpërndarë edhe një shkrim të gazetës “Wall Street Journal” ku ka dhënë një intervistë drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita. Ish-kryeministri Berisha dhe anëtarët e familjes së tij u shpallën "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit në 19 maj të vitit 2021. Lajmi u bë i ditur nga sekretari i Shtetit i asaj kohe, Antony Blinken. Sipas tij, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike. Vetë Berisha nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat dhe madje ngriti edhe një padi ndaj Blinken në një gjykatë të Parisit. Për këtë vendim, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe miliarderin George Soros. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI