Flash

Thuram ngushëllon Yamal pas Inter-Barcelona, pastaj provokon: shpërthejnë polemikat

Lapsi.al 7 May 2025
Thuram ngushëllon Yamal pas Inter-Barcelona, pastaj provokon:
Në SHBA, në situata të tilla thuhet “game recognizes game”, një shprehje që në thelb përfaqëson respektin reciprok mes kampionëve. Pikërisht këtë pamë mbrëmë mes Thuram dhe Yamal pas dy sfidave të çmendura në gjysmëfinalet e Champions League mes Inter dhe Barcelonës. Francezi iu afrua të ngushëllonte spanjollin, i cili ishte i dëshpëruar pas eliminimit të pabesueshëm. Mesazhi i sulmuesit të Interit dukej si një nga ato klasikët: “Mbaje kokën lart, djali im, e ardhmja është e jotja.” Një mendim që me siguri u ka kaluar në mendje shumë dashamirësve të futbollit gjatë gjashtë ditëve të fundit, të mahnitur nga niveli i treguar nga 17-vjeçari i jashtëzakonshëm. Fushata e Barcelonës këtë vit ndalet një hap larg finales, por ndjesia është se me Yamal, Cubarsí, Pedri dhe gjithë talentin e ri në dispozicion, cikli i katalanasve sapo ka nisur.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Inter (@inter)

POLEMIKA NË RRJETET SOCIALE

Pas gjestit të bukur në fushë, Thuram “u njollos” nga një prej ngacmimeve më klasike në rrjete sociale: francezi publikoi një “story” (më pas e fshiu menjëherë) në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqej duke përqafuar Yamal në qendër të fushës. Ajo që shkaktoi polemikën ishte mesazhi i zgjedhur nga lojtari i Interit: “On a mission ehh!!”, i shoqëruar nga tre emotikone duke qeshur. Një referencë ndaj fjalëve të Yamal pas ndeshjes së parë, ku ai kishte thënë se ai dhe shokët e tij ishin “në një mision” për të arritur finalen. Në Spanjë, kjo provokim nuk kaloi pa u vënë re: shumë vetë, nga tifozë te media kombëtare, e ripostuan dhe e dënuan gjestin e francezit. Veçanërisht i ashpër ishte Marc Crosas, ish-lojtar i Barcelonës dhe sot opinionist: “Po festojnë eliminimin e Barcelonës duke tallur Lamine Yamal për deklaratat e tij. Një 17-vjeçar që sapo ka bërë një nga paraqitjet individuale më të mira në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. E paharrueshme ajo që bëri Lamine… dhe kjo tallje. Ata e dinë shumë mirë çfarë i pret…”

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI