Flash

U ndjenë të eliminuar, tifozët e Inter donin të ktheheshin në Meazza pas barazimit

Lapsi.al 7 May 2025
U ndjenë të eliminuar, tifozët e Inter donin të ktheheshin
Goli i Raphinha në fund ishte një goditje e rëndë për tifozët e Inter. Disa prej tyre, të dëshpëruar, vendosën të linin shkallët e “Meazza” përpara se të binte bilbili përfundimtar i gjysmëfinales së kthimit të Champions League. Nuk arritën ta përballonin më dhe u larguan, por ulërima e stadiumit i thirri sërish – një sinjal i qartë: Inter kishte shënuar. Dhe ata provuan të riktheheshin, pasi kishin “mallkuar” vendimin për t’u larguar para kohe, të ndëshkuar nga një thënie e vjetër që në futboll është ligj: nuk ka përfunduar asgjë derisa të ketë përfunduar me të vërtetë. Kështu ndodhi në një mbrëmje ëndrrash, për t’iu dorëzuar historisë, për t’u treguar nipërve si një përrallë. Dhe ata e humbën gjithë këtë, sepse stjuartët nuk i lanë të hynin sërish në stadium. Nuk e panë golin e barazimit në kohën shtesë nga Acerbi, as shtesat vendimtare dhe as golin e Frattesi që e çoi Inter në finale.

Tifozët, që nuk besuan në përmbysje, të penduar

Të zhgënjyer, kur kishte mbetur shumë pak nga fundi i ndeshjes dhe Barcelona dukej se kishte siguruar kualifikimin për në finalen e Champions falë golit të tretë të brazilianit, menduan se tashmë ishte e pamundur të bëhej mrekullia. Dukej… sepse zikaltrit nuk u dorëzuan dhe gjetën në minutën e 93' golin e barazimit me mbrojtësin Acerbi, i cili e devijoi topin në portë si një sulmues i vërtetë. “Meazza” shpërtheu, ndërsa ai grup tifozësh që kishte lënë stadiumin ndërkohë që skuadra humbiste 2-3, bëri ç’të mundej për të hyrë sërish në tribunë pas golit të Inter në sekondat e fundit të ndeshjes.

Videoja e diskutimit me stjuartët: nuk u lejohen më

Një video e regjistruar me një telefon dhe më pas e shpërndarë në rrjetet sociale nga dega braziliane e televizionit TNT tregoi çfarë ndodhi. Janë rreth dhjetë persona të ndaluar në hyrjen e njërit prej kalimeve nga një punonjës sigurie: “Zonjë, zonjë…”, përpiqeshin të bindnin gruan që nuk i lejoi të riktheheshin në vendin që kishin zënë pak minuta më parë. Vetëm kishin dalë jashtë dhe i priti një surprizë e hidhur (por vetëm për ta). Çfarë ironie e fatit të humbasësh pjesën më të bukur të një ndeshjeje plot emocione të forta.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI