Flash

Europa League flet "anglisht" Man. United e Tottenham drejt finales në San Mames

Lapsi.al 8 May 2025
Europa League flet "anglisht" Man. United e Tottenham drejt finales
Mbrëmja e sotme do të vendosë edhe cilat janë skuadrat finaliste të Europa League, edhe pse dy kandidaturat e forta janë hedhur. Madje më saktë hipotekuar, gjithnjë nëse nuk ndodh çudia në ndeshjen e kthimit. Manchester United dhe Tottenham kanë dominuar sfidat e para dhe tani luajnë për një vend në finalen e Bilbaos. Pikërisht në San Mames, aty ku do të luhet finalja, Manchester United ka shkatërruar vendasit e Athletic Club me rezultatin 3-0. E paimagjinueshme që baskët të kthejnë një rezultat të tillë në Old Trafford, por me forca të barabarata gjithcka mund të ndodhë. Athletic e ka luajtur pjesën më të madhe të ndeshjes së parë me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Vivian. Sidoqoftë, fatet duken të vendosura, për më tepër që United e ka shansin e fundit për tu futur në Champions sezonin e ardhshëm dhe nuk duhet harruar se është skuadra e vetme e pamundur e Europa League këtë sezon.

Lexo më tej: Conference, Chelsea sheh Vroklavën: Fiorentina e Betis betejë në Franchi për finalen

Praktikisht i njëjti diskutim vlen edhe për Tottenham. Spurs kanë triumfuar 1-3 në Londër ndaj Bodo/Glimt dhe norvegjezët, ndonëse një skuadër solide, vështirë se mund të bëjnë përmbysje të tilla në shtëpi. Postcoglu, njësoj si Amorim, ka një sezon të tmerrshëm në Premier League dhe e sheh finalen e Bilbaos si mundësia më e mirë për të shpëtuar sezonin në mënyrë madhështore: me futjen në Champions dhe një trofe të rëndësishëm të fituar.

Knockout Stage Europa League

21:00 Bodoe/Glimt - Tottenham Hotspur 21:00 Manchester United - Athletic Club

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI