Flash

Hakimi, njeriu i finales së Champions për PSG, ku rigjen Inter: “Diçka e veçantë”

Lapsi.al 8 May 2025
Hakimi, njeriu i finales së Champions për PSG, ku rigjen Inter:
Achraf Hakimi ishte “lojtari i ndeshjes” në Parc des Princes në gjysmëfinalen e kthimit të PSG kundër Arsenal: një gol për fitoren e dytë pas asaj të ndeshjes së parë në “Emirates”, por mbi të gjitha një ndeshje shpërthyese në aspektin taktik dhe fizik, ku shpesh ka bërë diferencën në krah. Në prag të 31 majit, ditës së finales së Champions League, për anësorin maroken do të ketë një përballje brenda përballjes, kundër Inter, klubit që e hodhi në orbitën e të mëdhenjve të Europës: “Për mua do të jetë një finale e veçantë”. Finalja e Mynihut do të jetë e veçantë për tifozerinë interiste, dhe jo vetëm sepse do të luhet finalja e dytë në tre vite, pas kualifikimit heroik kundër Barcelonës. Sepse në fushë, si kundërshtar, do të jetë edhe Achraf Hakimi, i cili veshur fanellën zikaltër vetëm një sezon, në 2020-2021, por aq sa për të fituar një titull kampion dhe për të mbetur në zemrën e Curva-s. Katër vite më vonë (dhe tetë trofe me PSG-në), marokeni dhe Interi kryqëzojnë sërish rrugët e tyre.

Hakimi në finale kundër Interit: “E veçantë”

Me trofeun e MVP-së në duar dhe me kënaqësinë që ka kontribuar konkretisht në arritjen e finales së dytë të PSG-së në Champions, mendimi pas ndeshjes i Hakimit nuk mund të mos ndalej te përballja e veçantë që e pret: “Interi është një skuadër e madhe, i njohim karakteristikat e tyre dhe i pamë edhe dje. Për mua do të jetë padyshim një finale e veçantë dhe do ta përballojmë me motivim të madh. Por ne duam të fitojmë Champions-in tonë të parë,” – tha për mikrofonat e Sky. “Tani e shijojmë momentin, por do të jetë e veçantë të ritakoj ish-shokët dhe ish-skuadrën time,” – vazhdoi më tej për kamerat e Prime. “Ka qenë një etapë e rëndësishme në karrierën time… Sommer? E pashë ndeshjen dje. Ai dhe Donnarumma janë dy portierë shumë të mëdhenj.”

Hakimi “lojtari i ndeshjes” në PSG-Arsenal

Në kthimin në Parc des Princes, Hakimi ishte ndër më të mirët e Luis Enrique-s në një PSG që më në fund konfirmoi se ka gjetur formën taktike dhe mendore perfekte, aq sa arriti ëndrrën e finales së Champions-it. Anësori 27-vjeçar i lindur (dhe i rritur futbollistikisht) në Madrid ishte i papërmbajtshëm, dhe jo vetëm për golin që i dha epërsinë 2-1 parizienëve në minutën e 72-të. Pak më herët kishte qenë edhe autori i goditjes që u ndal me dorë nga Lewis-Kelly, e cila më pas u ndëshkua me penallti nga VAR-i, në minuta aq të tensionuara sa i çuan në kaos lojtarët dhe tifozët.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI