Flash

Kapen në Dubai tre shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale

Lapsi.al 8 May 2025
Kapen në Dubai tre shqiptarë të përfshirë në

Tre shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminalë janë arrestuar në Dubai, në kuadër të operacionit "The Wanted". Në pranga janë vënë Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika, përkrahës të të shumëkërkuarit Talo Çela.

Ervis Daka, 38 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Daka ka informuar autorët që kanë tentuar të vrasin një person për lëvizjet e tij dhe ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e një personi tjetër. Gjithashtu ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, Talo Çelës.

Maksim Koçi, 39 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Koçi ka marrë pjesë në dy vrasje dhe ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e dy të tjerëve. Ai ka ndihmuar Çelën për tu fshehur.

Ado Xhika, 40 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se për rreth 2 vjet, ka ndihmuar Çelën duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë dhe ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e tij.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.7 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86 lekë dhe d...

07:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI