Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Berisha: Diaspora, shpirti i fushatës elektorale

Lapsi.al 9 May 2025
Berisha: Diaspora, shpirti i fushatës elektorale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët në selinë blu. Berisha e nisi fjalën e tij me një thirrje për diasporën, ku tha se ka qenë shpirti i fushatës elektorale të koalicionit "PDASHM". Më tej iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që mundet të vijnë në Shqipëri dhe të votojnë, sepse kështu i bëjnë një shërbim historik vendit dhe kombit të tyre.

Berisha tha se qindra mijëra emigrantë u regjistruan për të votuar, por një çrregullim u konstatua në dy vende me postën, e cila sipas tij ka emër autoritar të mirë, por që shfaqi parregullsitë më të mëdha. Sipas kreut të PD-së, kjo nuk duhet të demoralizojë shqiptarët por të nxisë ata që munden, të vijnë dhe votojnë në Shqipëri.

"Së pari një mesazh për diasporën shqiptare, e cila ka qenë shpirti i kësaj fushate elektorale. Thirrja ime është, cilido prej tyre, që mund të vijë të votojë me datën 11 Maj, i bën një shërbim historik vendit dhe kombit të tij. 11 Maji është dita përcaktuese e të ardhmes së kombit shqiptar. Qindra mijëra emigrantë u regjistruan për të votuar, por një çrregullim i organizuar u konstatua në dy vende me postën, e cila ka një emër autoritar, të mirë, por që shfaqi parregullsitë më të mëdha. Kjo, uroj dhe shpresoj, të mos dekurajojë, por përkundrazi, të nxisë çdo qytetar shqiptar jashtë vendit që mund të vijë këto dy ditë dhe të votojë në qendrat e votimit, do ishte një shërbim i jashtëzakonshëm, një rast unik që u jepet për t’i shërbyer vendit.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI