Flash

Conference League, në finale me Chelsea shkon Betis: Fiorentina dorëzohet në shtesë

Lapsi.al 9 May 2025
Conference League, në finale me Chelsea shkon Betis: Fiorentina

Real Betis–Chelsea do të jetë finalja e Conference League 2024/25. Fiorentina eliminohet nga spanjollët në gjysmëfinale duke barazuar 2-2 pas kohës shtesë në “Franchi”, pasi kishte humbur 2-1 në Sevilje. Betis arrin “Blues” (1-0 ndaj Djurgarden) në takimin përfundimtar të Vorklavës, që do të zhvillohet më 28 maj. Skuadra e teknikut Pellegrini kaloi në avantazh me një goditje dënimi-perlë të Antony, por përmbyset nga dygolëshi i Gosens, i cili me dy goditje me kokë pas zhvillimeve të këndeve e çon sfidën në shtesë. Ndeshjen e vendos goli i Ezzalzouli në minutën e 97'.

Lexo më tej: Europa League, finale tërësisht angleze: do të jetë Manchester United-Tottenham

Është e hidhur nata në Franchi. Fiorentina nuk arrin të realizojë mrekullinë për të siguruar finalen e tretë radhazi në Conference League. Lufton me zemër, jep gjithçka që ka e që mundet. Fiton ndeshjen në kohën e rregullt 2-1 me një dygolësh të Gosens, por në shtesë vjen dënimi nga marokeni Ezzalzouli, i cili barazon 2-2 dhe që aty e tutje Viola nuk gjen më forcën. Në finale ndaj Chelseat më 28 maj në Breslavë shkon Betisi i Manuel Pellegrinit, që arrin finalen e parë europiane në histori. Ndërsa Fiorentina do të duhet të bëjë një mrekulli për të kapur Europën në tri ndeshjet e fundit të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI