Flash

Gazetarja nuk e lejon teknikun Arteta të gënjejë drejtpërdrejt: “Është një falsitet”

Lapsi.al 9 May 2025
Gazetarja nuk e lejon teknikun Arteta të gënjejë
Gazetarja e CBS, Anita Jones, nuk arriti të përmbahej përballë marrëzisë që tha Mikel Arteta pas ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Champions League të humbur nga Arsenal në fushën e PSG-së, një 2-1 që, i kombinuar me humbjen e mëparshme 1-0 në Londër, vulosi kualifikimin e Kvaratskhelia dhe shokëve të tij në finalen e Mynihut kundër Inter. Jones fillimisht hapi sytë dhe bëri një shprehje sikur të thoshte “çfarë po thua?”, pastaj e ndërpreu trajnerin spanjoll dhe e korrigjoi drejtpërdrejt me shumë personalitet dhe kompetencë.

Gazetarja e korrigjon direkt teknikun Arteta: tha një marrëzi

Arteta ishte i palëkundur – jo vetëm në TV, por edhe më pas në konferencën për shtyp – në qëndrimin se skuadra e tij kishte qenë më e mira në dy ndeshjet, pavarësisht dy humbjeve dhe rezultatit total 3-1 për PSG-në. Për të mbështetur këtë tezë, tekniku lartësoi paraqitjen e portierit Donnarumma, duke thënë se ishte “lojtari i ndeshjes” si në vajtje, ashtu edhe në kthim, gjë që nuk është e vërtetë. “Nuk ka të bëjë me meritë, por me atë që tregon rezultati – tha një Arteta i frustruar, pa e njohur superioritetin e PSG – Kjo ndeshje dhe kjo garë vendosen në zonat e rrezikut dhe në të dyja sfidat lojtari i ndeshjes ishte i njëjti, portieri”. Në atë moment, gazetarja e CBS bëri një grimasë dhe e ndërpreu trajnerin bask për të saktësuar se ajo që sapo tha nuk përputhej me të vërtetën: “Sot ishte Achraf Hakimi,” theksoi ajo, duke nënvizuar se çmimi si më i miri në fushë ishte dhënë nga UEFA për ish-lojtarin e Interit, autor i njërës prej dy golave në Parc des Princes.

Mbyllja e ftohtë e intervistës nga Arteta

Përgënjeshtrimi i deklaratës së tij nuk e lëkundi aspak spanjollin Arteta: “Mirë, mendoj se është e qartë kush e fitoi ndeshjen për ta sot,” përsëriti trajneri i Arsenal, duke theksuar sërish se vetëm një Donnarumma i jashtëzakonshëm i kishte penguar londinezët të shkonin në finale. 43-vjeçari nga San Sebastian u shfaq më pas shumë i ftohtë në fazën përmbyllëse të intervistës. Pas një pyetje të gjatë nga Jones, Arteta përfundoi prerë: “Tani gjithçka ka kaluar.” Zhgënjimi padyshim ishte i madh – dhe dukej qartë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI