Flash

Inter, Bastoni ka një mesazh për Yamal në rrjetet sociale: “Një përbindësh”

Lapsi.al 9 May 2025
Inter, Bastoni ka një mesazh për Yamal në rrjetet sociale:
Alessandro Bastoni i ka kushtuar dy postime ndeshjes Inter-Barcelona në rrjetet sociale. I pari ishte i menjëhershëm, me emocione të forta, ku shkroi: “Shihemi në Mynih!”. I dyti, më i menduar, erdhi një ditë pas suksesit që i dha Interit finalen e Ligës së Kampionëve. Një postim në Instagram ku përfshiu edhe kundërshtarin e drejtpërdrejtë në zonën e tij të fushës, rrezikun kryesor: Lamine Yamal. Dhe ndaj tij, mbrojtësi zikaltër tregoi një gjest respekti. “Vetëm tani po e kuptoj se çfarë arritjeje të pabesueshme kemi bërë të martën. Përpjekja që lamë në atë fushë ishte e jashtëzakonshme dhe u shpërblye plotësisht – madje më shumë – nga energjia e paharrueshme e tifozëve tanë. Falënderoj secilin nga bashkëlojtarët: shpirtin, urinë, zemrën. Të luftosh krah jush është ajo që e bën çdo sakrificë, që nga fëmijëria, të vlefshme. Respekt për kundërshtarët tanë: treguan forcë dhe zemër të jashtëzakonshme,” – shkroi Bastoni.

Mesazhi për Yamal

Më pas, ai ndali te Yamal, duke e taguar në postim për t’i bërë të ditur mesazhin: “Një përmendje e veçantë për një fëmijë tmerrësisht të talentuar: Lamine Yamal, je një përbindësh”. Lexo më tej: Thuram ngushëllon Yamal pas Inter-Barcelona, pastaj provokon: shpërthejnë polemikat Postimi u bë viral në Spanjë, ku mediat si Mundo Deportivo dhe faqe të ndryshme të tifozëve të Barcelonës vlerësuan gjestin sportiv të italianit. Bastoni dhe Yamal, në fund të ndeshjes, ndërruan edhe fanellat – një shenjë respekti për duelin emocionues në krahun e majtë të zikaltërve.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI