Flash

Papa i ri Leo XIV: Kisha duhet të përballet me mungesën e besimit

Lapsi.al 9 May 2025
Papa i ri Leo XIV: Kisha duhet të përballet me mungesën e besimit

Papa i ri, Leo XIV, ka bërë thirrje që Kisha Katolike të kundërshtojë fort mungesën e besimit në meshën e tij të parë në Vatikan.

Duke folur sot, një ditë pas zgjedhjes së tij si udhëheqësi i parë amerikan i Kishës Katolike, ai paralajmëroi se njerëzit po i drejtohen për siguri “teknologjisë, parasë, suksesit, pushtetit, ose kënaqësisë” në vend të Kishës.

Papa Leo gjithashtu bëri thirrje që kardinajtë të zgjerojnë misionin e predikimit.

Ngjitja në detyrë e Robert Francis Prevost, 69 vjeç, i lindur në Çikago, është festuar gjerësisht nga 1.4 miliardë katolikë në mbarë botën, me gëzim në veçanti në Peru, ku ai ka shërbyer për 20 vite, dhe në atdheun e tij në SHBA.

Në fjalimin e tij, papa i ri tha se ishte zgjedhur për të qenë një “administrator besnik” i Kishës dhe për ta drejtuar atë si një “fanar” për të arritur zonat që vuajnë nga “mungesa e besimit”. 

“Mungesa e besimit shpesh shoqërohet tragjikisht me humbjen e kuptimit të jetës, me shpërfilljen e mëshirës, me shkelje të tmerrshme të dinjitetit njerëzor, me krizën e familjes dhe me kaq shumë plagë të tjera që e mundojnë shoqërinë tonë,” tha ai në italisht.

Papa Leo kishte veshur një mantel të bardhë me zbukurime ari ndërsa iu drejtua kardinajve të ulur në Kapelën Sistine, në një transmetim të drejtpërdrejtë nga administrata e Vatikanit.

Të enjten në mbrëmje, Prevost u prezantua para botës si Papa i ri Leo XIV, mes brohoritjeve të fuqishme nga turma të mbledhura në Sheshin e Shën Pjetrit.

Duke u shfaqur në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit, fjalët e tij të para për dhjetëra mijëra besimtarë të mbledhur shpalosën një vizion për një Kishë “misionare” që “ndërton ura, që mban dialog, që është gjithmonë e hapur”. 

Ai përsëriti thirrjen e paraardhësit të tij, Papa i ndjerë Françesku, për paqe.

“Na ndihmoni, dhe ndihmoni njëri-tjetrin, që të ndërtojmë ura përmes dialogut, përmes takimit, për t’u bashkuar si një popull i vetëm, gjithmonë në paqe,” tha ai.

Liderët botërorë janë nxituar të urojnë Prevost për zgjedhjen e tij, duke premtuar bashkëpunim me të për çështjet globale. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti një “nder të madh” që SHBA ka për herë të parë një papë amerikan.

Prevost, i cili ka edhe shtetësi peruviane, u bë vetëm në vitin 2023 fillimisht kryepeshkop e më pas kardinal. Ai u zgjodh lider nga kolegët e tij kardinaj brenda vetëm dy ditëve votimi në konklavën e fshehtë që u zhvillua dy javë pas vdekjes së Françeskut.

Ai shihet si i afërt me Papa Françeskun e ndjerë, i cili konsiderohej si një kampion progresist i të drejtave të njeriut dhe i të varfërve, i njohur për stilin e tij karizmatik që synonte ta bënte Kishën Katolike më të hapur ndaj botës.

Vëzhguesit e Vatikanit kanë vënë re se Françesku dukej se e kishte sjellë Prevost në Romë vitet e fundit, ndoshta për ta përgatitur si pasardhës të mundshëm.

Deklaratat e ardhshme të Papa Leos, përfshirë lutjen Regina Coeli të së dielës në mesditë dhe një konferencë për shtyp me gazetarë të hënën, do të vëzhgohen me shumë kujdes për të kuptuar drejtimin që ai synon t’i japë Kishës dhe çfarë lloj Pape ai do të jetë.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI