Flash

Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Dan Hutrën

Lapsi.al 9 May 2025
Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshme për

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për Dan Hutrë, i njohur ndryshe si vrasësi i grave. Organi i akuzës ka kërkuar 3 dënime të përjeshtme për Hutrën dhe një dënim me 35 vite burg.

Dënimet lidhen me ngjarjet e rënda që Dan Hutra kreu dy vite më parë, ku në mars të 2023, ai vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera brenda pak orësh.

Hutra tronditi opinionin publik pasi vrau motren e ish-bashkëjetueses, Mevlute Hysa dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses, Hasime Dafku. Plagosi ish-bashkëhetuesen, Elena Hysa dhe nënën e saj, Kujtime Hysa.

Ndërkohë ai vrau edhe Etleva Kurtin si dhe plagosi me thikë të dashurën e tij Marjona Gurakuqi dhe i grabiti paratë. Pas këtyre krimeve ai tentoi të largohej, por arratia e tij zgjati vetëm disa orë pasi banorë të Kombinatit njoftuan policinë për vendndodhjen e tij dhe ai u vu në pranga pranë lanfillit të Sharrës.

Hutra tregoi në gjykatë se skenarin e vrasjeve e përgatiti teksa ishte në burg , për dhunë në familje ndaj ish-bashkëjetueses, akuzë të cilën nuk e pranoi. Sipas tij ky burgim i padrejtë e bëri të hakmerrej duke qëlluar me breshëri drejt familjes Hysa.

Edhe përpara masakrës së 1 marsit, 40-vjeçari Hutra nuk ishte një emër i panjohur për policinë pasi ai ishte dënuar për një tjetër vrasje në vitin 2007.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI