Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Sherr me thika mes shqiptarëve në Itali, humb jetën një person

Lapsi.al 9 May 2025
Sherr me thika mes shqiptarëve në Itali, humb jetën një

Një konflikt mes shqiptarëve në Itali ka përfunduar tragjikisht, me një person të vrarë dhe një tjetër të plagosur.

Sipas autoriteteve italiane, gjatë sherrit, një person ka goditur me thikë një shqiptar tjetër, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Viktima është një burrë rreth 35 vjeç.

Policia dhe ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur edhe një person tjetër të plagosur, një 21-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se është dëmtuar teksa përpiqej të ndihmonte viktimën nga sulmuesi. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria ka urdhëruar nisjen e hetimeve për vrasje me dashje, ndërsa dy persona janë aktualisht nën hetim si të dyshuar. Thika e përdorur në sulm nuk është gjetur deri tani. Aktualisht po mblidhen dëshmi dhe po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë në zonën midis Chiesa Nuova dhe Galceti, pranë kopshtit të rrugës Baracca.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë veriperëndimore do të sjellë në territorin shqiptar kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësi...

07:24

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI