Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Intervista e Ramës, gazetarja: Intimidim e bullizim, mbrojtja e bilancit të dështuar

Lapsi.al 10 May 2025
Intervista e Ramës, gazetarja: Intimidim e bullizim, mbrojtja e bilancit

Gazetarja Fatjona Medini ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas intervistës së djeshme të kryeministrit Edi Rama në emisionin "Opinion". Medini ishte pjesë e panelit të gazetarëve që i drejtuan pyetje Ramës teksa shkruan se ky i fundit refuzoi të përgjigjej në çdo pyetje, duke i etiketuar gazetarët si të painformuar, të paaftë për të bërë pyetje dhe madje duke vënë në dyshim të drejtën e tyre për të qenë në atë studio.

Ajo shprehet se qasja e kryeministrit ka qenë e njëjtë: intimidues, bullizues, me gjuhë rruge dhe shmangie nga përgjegjësia. Medini shton se kjo nuk është një sjellje spontane, por një strategji e mirëllogaritur, e ndërtuar mbi një bilanc të dështuar të qeverisjes së tij. Gazetarja thotë se është e vështirë të japësh llogari për çështje të rënda si skandali i inceneratorëve, një nga dështimet dhe aferat më të mëdha të kësaj qeverie.

Postimi i Fatjona Medinit:

Gjatë pesë viteve të fundit, kam pasur disa përballje me Kryeministrin Rama në emisionin “Opinion”. Në çdo rast, qasja e tij ndaj meje dhe kolegëve të mi ka qenë e njëjtë: intimidim, bullizim, gjuhë rruge dhe shmangie nga përgjegjësia. Dje në emisionin e fundit, intensiteti i kësaj sjelljeje arriti kulme të reja. Kryeministri refuzoi të përgjigjej në çdo pyetje, duke na etiketuar si të painformuar, të paaftë për të bërë pyetje dhe madje duke vënë në pikëpyetje të drejtën tonë për të qenë në atë studio.

Kjo nuk është një sjellje spontane, por një strategji e mirëllogaritur, e ndërtuar mbi një bilanc të dështuar të qeverisjes së tij. Është e vështirë të japësh llogari për çështje të rënda si skandali i inceneratorëve, një nga deshtimet dhe aferat më të mëdha të kësaj qeverie.

Ashtu sic dëshmohet edhe në ketë video, në tetor 2020, Kryeministri më premtoi se do të më ftonte në përurimin e inceneratorit të Fierit në dhjetor të atij viti. Por ky përurim nuk është bërë as sot, katër vjet e gjysmë më vonë. Sepse, ashtu si në Tiranë dhe Elbasan, edhe në Fier nuk ka asnjë incenerator funksional. Ka vetëm male mbetjesh të papërpunuara, zyrtarë të dënuar për korrupsion apo në arrati dhe dhjetëra miliona euro të qytetarëve të vjedhura dhe shpërdoruara.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI