Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Dollarë, paundë e tollona nafte/ PD bllokoi mbrëmë dy automjete në Maqellarë

Lapsi.al 10 May 2025
Dollarë, paundë e tollona nafte/ PD bllokoi mbrëmë dy

Një incident mes disa mbështetësve të partive politike raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maqellarë. Eksponentë të koalicionit opozitar "PD-ASHM" kanë bllokuar dy automjete, në njërin prej të cilëve ishte edhe pjesë e shtabit elektoral të zonës Klosit dhe dy persona te tjerë.

Demokratët kanë pretenduar se personat që ishin brenda dy automjeteve po jepnin para në këmbim të votave për Partinë Socialiste. Raportohet se është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën mes tyre. Nga kontrolli në një nga automjetet janë gjetur 4.500 USD, 1 mijë paund dhe tollona nafte. Ndërsa në makinën tjetër nuk janë gjetur sende te paligjshme.

Kreu politik i "PD-ASHM" për qarkun e Dibrës, deputeti Xhelal Mziu, ka akuzuar kandidatin socialist Agron Malaj, duke u shprehur se makina ishte e tij. Pas kësaj ka reaguar edhe vetë ish-kryebashkiaku i Matit, i cili tashmë kandidon për deputet nën radhët e PS-së.

 

Të këshilluara

Donald Trump rrit me 80% tarifat ndaj Kinës

Donald Trump po rrit tarifat ndaj Kinës në 80%, sipas një postimi në Truth Social. Kujtohet se presidenti amerikan e kishte lënë të hapur mundësinë e uljes ...

13:46

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI