Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Sot heshtje zgjedhore! Votohet nesër për përbërjen e re të parlamentit

Lapsi.al 10 May 2025
Sot heshtje zgjedhore! Votohet nesër për përbërjen e re

Shqipëria sot ka hyrë në heshje zgjedhore, ndërsa qytetarët shqiptarë do tu drejtohen ditën e nesërmë qendrave të votimit në gjithë vendin. 3,713,761 votues janë regjistruar për zgjedhjet që mbahen për përbërjen e Parlamentit të ri. Në këtë numër, përfshihen edhe ata që jetojnë jashtë vendit, konkretisht 245.935 emigrantë shqiptarë, duke qenë se për herë të parë, diaspora do të mund të votojë pa qenë e nevojshme të vijnë në Shqipëri.

3.7 milionë shqiptarë do të kenë mundësinë të zgjedhin mes 11 subjekteve politike, tetë parti politike dhe tre koalicione. Secili subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur. Nesër procesi i votimit fillon që në orën 07:00 dhe do të vijojë deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 19:00. Por sipas KQZ dhe Kodit Zgjedhor, qendrat qëndrojnë të hapura edhe përtej orarit vetëm në raste të fluksit të votuesve në qendrën e votimit dhe mbyllen vetëm pasi të ketë ushtruar të drejtën edhe zgjedhësi i fundit që ndodhet aty.

Ndërkohë një natë më parë, partitë politike kanë mbyllur fushatat elektorale dhe kanë zhvilluar takimin e fundit më qytetarët dhe kanë dhënë mesazhet e fundit para se vota e qytetarëve te futet në kuti.

Partia Socialiste e e zhvilloi takimin përmbyllës në Parkun Olimpik. Rama u shpreh gjatë fjalës së tij para socialistëve se nuk ka rastësi në faktin që ndodheshin aty sot në ditën e Evropës. Ai shtoi se më 11 maj qytetarët duhet të votojnë për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe për të shkuar së bashku me shumicën më të madhe ndonjëherë. Gjithashtu ai bëri edhe një herë parashikimin që bëri në Kuç të Vlorës se PS merr minimumi 78 mandate.

Në të njëjtën kohë u zhvillua dhe takimi përmbyllës i koalicionit "Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore", në Bulevardin e Ri. Kreydemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij falenderoi miqte europian dhe ne veçanti, strategun amerikan, Chris LaCivita, i cili është dhe drejtuesi i fushatës së tyre elektorale.

Kryedemokrati garantoi se me PD në pushtet do të vendosë marrëdhëniet më miqësore, bashkëpunimin më të ngushtë me administratën e presidentit Donald Trump në të gjitha fushat. Berisha theksoi se programi i tyre në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve. Ai gjithashtu u shpreh para qytetarëve se 11 Maji nuk është një votë për një qeveri, por është një votë para se gjithash për biznesin. Në takimin e PD-së u transmetua dhe një audio-mesazh nga qelia e kreut të PL-së, Ilir Metës, i cili do të jetë në listë të hapur.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë materialet zgjedhore në të gjitha qarqet për ngritjen e qendrave të votimit, të cilat tashmë janë caktuar. Gjithashtu partitë kanë caktuar komisionerët dhe vëzhguesit e tyre, teksa këto zgjedhje do monitorohen nga afër edhe prej misionit OSBE-ODIHR dhe faktorit ndërkombëtar. Gjithashtu është ngritur edhe një Task-Forcë për hetimin e krimeve zgjedhore, ku deri tani janë depozituar mbi 50 denoncime. Ky grup përbëhet nga Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe KQZ.

Të këshilluara

Donald Trump rrit me 80% tarifat ndaj Kinës

Donald Trump po rrit tarifat ndaj Kinës në 80%, sipas një postimi në Truth Social. Kujtohet se presidenti amerikan e kishte lënë të hapur mundësinë e uljes ...

13:46

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI