Flash

Çmenduri në Barcelonë: 6 gola në 45 minuta në El Clasico

Lapsi.al 11 May 2025
Çmenduri në Barcelonë: 6 gola në 45 minuta në El

Spektakël në El Clasico - e fundit e sezonit mes Barcelona e Real Madrid. Katalanasit kanë përmbysur furishëm një start brilant të merengues. Dy herë Mbappé kanë iluzionuar Blancos, që e panë veten në avantazh të dyfishtë pas 15 minutash lojë. Nga aty erdhi stuhia blaugrana me një poker, që tronditi teknikun Ancelotti dhe të tijtë.

Mbappé shënoi me penallti në minutën e 5, duke kaluar përpara një Real Madrid në kërkim të fitores për të hapur luftën për titull. Në fakt fitorja do ti afronte me Barcelonën në vetëm 1 pikë. Francezi shënoi edhe golin e dytë në minutën e 14’, duke përfituar nga një assist i brazilianite Vinicius.

Lexo më tej: Flick flet për Szczesny, por i habit të gjithë me një batutë: “Ndonjëherë tymos pak…”

U duk një punë e kryer, por jo me Barcelonën. Skuadra e Flic ngushtoi diferencën me golin e Eric Garcia në minutën 19’ e pastaj barazoi me Yamal pas një gjysmë ore lojë. Barcelona nuk përmbahej më dhe Raphinha kompletoi përmbysjen vetëm pas dy minutave, duke marrë sugjerimin e Pedri. Mbrojtja e Real ishte inekzistente dhe braziliani fiksoi dygolëshin personal e pokerin katalanas, me asistin e tretë të ndeshjes nga Feran Torres.

Janë vetëm 45 minuta të luajtura në Montjuic në një El Clasico spektakolare, që ka edne edhe një pjesë lojë për tu bërë edhe më e jashtëzakonshme.

GJASHTË GOLA NË 45 MINUTA

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/05/6820b29cd4614.mp4"][/video]

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/05/6820bbf266296.mp4"][/video]

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/05/6820b973ef794.mp4"][/video]

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/05/6820b8f0a7d3a.mp4"][/video]

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/05/6820b5d83aad1.mp4"][/video]

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/05/6820b4c7e75dd.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI