Flash

Pas përplasjes në qendrën e votimit në Pogradec, dhunohen familjarët e komisionerit

Lapsi.al 11 May 2025
Pas përplasjes në qendrën e votimit në Pogradec, dhunohen

Pas përplasjes fizike në qendrën e votimit në Pogradec, raportohet se disa persona kanë shkuar në banesën e komisionerit të PS-së Enton Gega e kanë dhunuan djalin dhe bashkëshorten e këtij të fundit.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia e Pogradecit . Bëhet me dije se so rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., , pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit Enton Gegës, 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit.

“Rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).

Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve”, njofton policia.

Të këshilluara

Krimet zgjedhore/ BKH zbarkon në Elbasan

Dy procedime penale ka nisur prokuroria e Elbasanit sot teksa mësohet se njëri rast ka të bëjë me fotografimin e një fotografim vote dhe një rast tjetër me voti...

11:33

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI