Flash

Princ Leka, mesazh qytetarëve: Është dita kur secili prej nesh ka në dorë të ardhmen

Lapsi.al 11 May 2025
Princ Leka, mesazh qytetarëve: Është dita kur secili prej nesh ka

Princ Leka ka përcjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët, në ditën e zgjedhjeve Parlamentare. Në mesazhin e tij Princ Leka fton qytetarët të votojnë me qetësi, përgjegjësi dhe dashuri për vendin. Ai thotë se vota është forca dhe zëri i qytetar⌂ve dhe se sot është dita kur secili prej nesh ka në dorë të ardhmen e vendit.

Mesazhi i Princ Lekës:

Të dashur bashkëkombës

Sot është dita kur secili prej nesh ka në dorë të ardhmen e Shqipërisë. Votoni me qetësi, me përgjegjësi dhe me dashuri për vendin tonë.

Mos harroni: vota është e drejta juaj, forca juaj dhe zëri juaj. Askush s’ka të drejtë t’jua mohojë apo t’jua diktojë.

I drejtohem veçanërisht të rinjve: ky vend është i juaji! Votoni për një Shqipëri ku doni të jetoni, të ndërtoni dhe të ëndërroni

Shqipëria ju takon ju. Votojeni me zemër.

Rroftë Shqiperia, Rroftë Kombi Shqiptar!

Leka II,

Princ i Shqiptarëve

Të këshilluara

Krimet zgjedhore/ BKH zbarkon në Elbasan

Dy procedime penale ka nisur prokuroria e Elbasanit sot teksa mësohet se njëri rast ka të bëjë me fotografimin e një fotografim vote dhe një rast tjetër me voti...

11:33

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI