Flash

Voton Agron Shehaj: Sot është dita kur zëri juaj do dëgjohet, votoni ndryshimin

Lapsi.al 11 May 2025
Voton Agron Shehaj: Sot është dita kur zëri juaj do

Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj së bashku me bashkëshorten e tij votuan paraditen e sotme.

Në një deklaratë për mediat pas votimit, Shehaj i bëri thirrje qytetarëve se sot kanë mundësi të votojnë për të ardhmen, që zëri i tyre të degjohet.

"Sot është një ditë e rëndësishme sepse sot kemi mundësinë të votojmë për të ardhmen. Sot dëgjohet zëri i qytetarëve, për katër vitet e ardhshme pushteti nuk ka për ë dëgjuar më qytetarët, kështu që prandaj është e rëndësishme që të votojmë të votojmë për ndryshimin, të votojmë për të ardhmen" - u shpreh Agron Shehaj.

Kujtojmë se më herët votuan kreu i PD-së Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, kryeministri Rama dhe bashkëshortja.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI