Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Agim Demrozi pas triumfit: Egnatia mori atë që meritonte

Lapsi.al 12 May 2025
Agim Demrozi pas triumfit: Egnatia mori atë që meritonte

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, është shfaqur tepër i lumtur pas fitores së titullit në kampionatin shqiptar. Trofeu u arrit pas suksesit që skuadra e tij arriti në finale, ndaj Vllaznisë, duke triumfuar me rezultatin 0-4.

Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, Demrozi u shpreh:

“Medaljen e morën çunat. Egnatia sot mori atë që meritonte. Ishim komplet fazën e dytë në vendin e parë. Shpresoj të marrim sa më shumë trofe. Kam vetëm një peng që nuk morëm Kupën e Shqipërisë. E doja edhe atë. 

Egnatia ka qenë gjithmonë realitet për futbollin shqiptar. Egnatia është do jetë përgjithmonë në futbollin shqiptar, deri sa të jem unë, pas meje nuk e di. 

Çdo gjë ka ardhur falë punës që kemi bërë deri tani. Do të vazhdojmë edhe me të rinjtë, por për fat të keq, Rrogozhina është një qytet i vogël, jemi të detyruar t’i marrim të rinjtë nga Durrësi dhe Tirana.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI