Flash

Egnatia e Vllaznia, kush do të jetë kampion? Shkodranët duan yllin, Tetova bis-in

Lapsi.al 12 May 2025
Egnatia e Vllaznia, kush do të jetë kampion? Shkodranët duan
Një finale në lojë, 90 minuta ose ndoshta edhe më shumë, për të përcaktuar titullin kampion në sezonin 2024-25 në Abissnet Superiore. Egnatia e Vllaznia do të diskutojnë trofeun më të rëndësishëm të futbollit shqiptar, kur të zbresin në fushë sonte, në orën 20.00, në Arenën Kombëtare.

Pikat e forcës

Egnatia, pikën e forces e ka te mesfusha: çelësi i ekipit të Edlir Tetovës. Ardhja e Fernandos dhe stabiliteti taktik i Aleksit i kanë dhënë teknikut të Egnatias mundësinë të manovrojë mes linjave e të ketë kualitet në zotërimin e topit. Nga ana tjetër, është Vllaznia, me lojtarët sulmues më të spikatur në vend, jo më kot ofensiva më e mire e kampionatit. Flasim për emra, si Balaj, Mala apo i riu Dodaj, që kanë treguar cilësi të jashtëzakonshme për nivelet e futbollit shqiptar dhe janë rrezik konstant për çdo mbrojtje.

Rruga deri në finale

Për të arritur deri këtu, kampionët në fuqi eliminuan Partizanin pas një barazimi, që falë rregullores i lejoi atyre të mbërrinin finalen. Shkodranët bënë edhe më mirë, duke mposhtur me përmbysje Dinamon e duke u hakmarrë në të njëjtën kohë edhe për eliminimin që blutë i bënë në gjysëmfinal të Kupës. Përballen, në fakt, dy ekipet më të mirë të këtij edicioni, që u renditën në dy vendet e para pas 36 javësh.

Trofeu jubilar

Tani, rrogozhinasit duan titullin e dytë radhazi, për të vazhduar të pasurojnë palmaresin e tyre, që deri tre vjet më parë ishte i zbrazët ndërsa tani numëron edhe dy Kupa të Shqipërisë e një Superkupë. Në anën tjetër, Vllaznia është e bindur se mund ti japë fund një thatësire prej gati një çerek shekulli pa festuar në Shkodër titullin kampion. Do të ishte në fakt një titull jubilar, i 10 për kuqeblutë, që sezonin e kaluar provuan të fitonin për u eliminuan në gjysmëfinale pa humbur nga Egnatia, që më pas u shpall kampione. Tani historia është ndryshe, sepse Tetova dhe të tijtë nuk kanë dy rezultate në tre, por vlen vetëm fitorja, në kohën e rregullt, shtesë apo penallti.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI