Flash

Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet

Lapsi.al 12 May 2025
Flet Jorida Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR i rrëzon zgjedhjet

Kandidatja për deputete e PD-ASHM, Jorida Tabaku e ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, duke komentuar deklaratat e eurodeputetit gjerman, Michael Gahler, është shprehur se raporti paraprak i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet. Ajo ka komentuar edhe problemet e ndodhura në Vorë, ku asnjë institucion ligjzbatues nuk ndërhyri, as policia dhe as SPAK.

"Këto janë zgjedhjet e para me të cilat Shqipëria përballet pasi janë hapur negociatat. Në momentin kur të hapen negociata dhe ti ke një grup kapitujsh të parë që duhet të plotësosh detyrimet, ku zgjedhjet janë gurëthemeli i parë, atëherë ose duhet të kesh vullnetin politik për të bërë zgjedhjet, dhe për të pasur avancim në procesin e integrimit, ose thuaj se unë do të mbetem përjetë këtu dhe për mua ka më shumë rëndësi pushteti se, sa çdo lloj procesi tjetër, edhe demokracia në vetvete.

Raporti i OSBE-ODIHR, i rrëzon zgjedhjet, është një raport i cili ngre shqetësime të cilat janë reale. Ajo që ndodhi në Vorë dje, me intimidimin e votuesve, grupet kriminale të përfshira, ka bërë që nga ai moment në orën 12 e deri në fund të ditës, njerëzit të mos shkonin të votonin dhe kryesisht ishin përfaqësues të opozitës dekurajoheshin.

Ajo që ka ndodhur në Vorë është shembulli se si bëhen zgjedhjet në Shqipëri. Për OSBE-ODIHR këto nuk janë problematika të reja, këto i paralajmëroi opozita dhe në dëgjesë, i paralajmëroi dhe në takime të ndryshme, kudo ku ka pasur zë opozita. OSBE-ODIHR nuk është polici i zgjedhjeve, ne jemi shtet sovran, menaxhojmë vetë procesin zgjedhor, por duhet të mbajmë vetë dhe përgjegjësitë.

Por ajo që ka për detyrë OSBE-ODIHR, Parlamenti dhe Komisioni Europian, që në momentin që të cenohen zgjedhjet, në momentin kur cenohet dhe rotacioni, atëherë duhet të merren masat ndaj Shqipërisë. Edhe procesi i integrimit pengohet, edhe procese të tjera që lidhen me demokracinë, që nuk kanë për të ecur më përpara.

Por kur një shtet plotëson minimumin e detyrimeve të demokracisë dhe kritereve që OSBE-ODIHR ka për vendet anëtare, atëherë për ca flasim, këtu nuk ka më demokraci. Kur nuk kryen dot rotacion me zgjedhje të lira dhe të ndershme e këto i ka në dorë Parlamenti dhe Komisioni Europian, se ne nuk mund të rrimë zgjedhje pas zgjedhje të përsëritura të njëjtat probleme, edhe më të agravuara dhe të mos bëjmë asgjë. Kjo situatë ka qenë një këmbanë alarmi edhe për ta" - tha ndër të tjera, Jorida Tabaku në SYRI TV.

Të këshilluara

PD përmbys rezultatin në qarkun e Lezhës

Partia Demokratike ka përmbysur rezultatin në qarkun e Lezhës mbrëmjen e kësaj të hëne. Sipas rezultatit paraprak të KQZ-së, 16 764 vota ose 44.14 %. Ndjek m...

21:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI