Flash

PD bllokon numërimin e votave nga Greqia, tensione në Parkun Olimpik në Tiranë

Lapsi.al 12 May 2025
PD bllokon numërimin e votave nga Greqia, tensione në Parkun Olimpik

Deputeti i PD, Flamur Noka, dhe përfaqësuesi ligjor Marsh Logu ishin të pranishëm në Parkun Olimpik, aty ku do të numërohen votat e diasporës.

Ata urdhëruan numëruesit e tyre që asnjë votë nga Greqia të mos numërohet dhe të mos futet në proces, por të veçohet dhe t’i kalojë KZAZ-së ose KQZ-së.

Ky urdhër vjen pasi Partia Demokratike kërkon që të gjitha votat e ardhura nga Greqia të grupohen dhe të ketë një proces monitorimi dhe vëzhgimi nga KQZ, pasi pretendon se ka parregullsi në procesin e votimit të diasporës në Greqi.

“Çdo votë që vjen nga Greqia kontestohet dhe nuk futet në proces, pikë. Numërimi t’i kalojë KZAZ dhe t’i kalojë KQZ,” i thanë Noka dhe Logu komisionerit të PD-së.

Noka foli më pas dhe për mediat ku tha se do numërohet çdo votë e diasporës por asnjë votë e emigrantëve në Greqi. Ai hodhi akuza ndaj Taulant Ballës për proçesin e votës së diasporës në Greqi. Por nga ana tjetër, sekretari për diasporën në Partinë Socialiste, Taulant Balla e ka kundërshtuar propozimin e Partisë Demokratike dhe ka akuzuar komisionerët se po shkelin ligjin duke veçuar votat e diasporës.

“Kush është prova që e konteston. Cila është arsyeja. Edhe ti nuk mund ta shkelësh ligjin edhe pse je përfaqësues e KQZ. Ti s’ke asnjë kompetencë. Ti po shkel ligjin dhe ne ruajmë të drejtën të bëjmë kallëzim penal”, tha Balla.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI