Flash

PE: Shqetësuese dhënia e pensioneve dhe falja e gjobave para zgjedhjeve

Lapsi.al 12 May 2025
PE: Shqetësuese dhënia e pensioneve dhe falja e gjobave para

Michael Gahler, Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian quajti shqetësuese  shpërdorimin e burimeve shtetërore, përfshirë skemat e pensioneve në minutën e fundit dhe faljen e gjobave nga qeveria Rama

Disa rekomandime të ODIHR mbeten të pazbatuara. Përfshirë rekomandimet për financimin e fushatës. Numërimi i fletëve të votimit jashtë QV duhet të adresohet. Disa bashkëbisedues ngritën shqetësimin e shpërdorimit të burimeve shtetërore. Përdorimin e skemës së pensioneve në minutë të fundit, faljen e gjobave. Disa nga raportuesit tanë kanë raportuar shqetësime për shitblerjen e votave, apo presionin ndaj zgjedhësve, përfshirë nëpunësit e administratës që përbëjnë një segment të konsiderueshëm të elektoratit.

Ngrihen shqetësime për disa elementë të reformës elektorale. Ka hapësirë për të rritur transparencën e procesit zgjedhor. Vëmendje duhet ti kushtohet marrjes së masave që cdo votë të jetë me të njëjtën vlerë në të gjithë vendin.

KQZ arriti ti menaxhojë procedurat në mënyrë eficente. Mirëpresim marrëveshjen e re mes KQZ – SPAK e Prokurorisë që ofroi mundësi më të mira për hetimin e procedimin e krimeve zgjedhore.

Sa i takon medias, problem madhor që duhet përmendur është mungesa e kushteve të barabarta të garimit, sidomos për partitë më të vogla. 

Financimi jo transparent vazhdon të jetë aspekt shqetësues. Influencimi i pronarëve a politikanëve në linjën editoriale të medias, refuzimi i liderëve politikë për të pasur një debat ballë për ballë, dhe reshtimi i një numri të madh organesh mediatike politikisht kufizon mundësinë e qytetarëve për informacione objektive. Qytetarët nuk kanë mundësi të bëjnë zgjedhje të informuara. Gjatë ditës së zgjedhjeve ekipet tona thanë se disa nga QV ishin shumë të vogla e nuk ofronin akses të pavarur për njerëzit me aftësi të kufizuar. Prania e disa personave në afërsi të QV ishte dicka që u raportua, roli i tyre ishte shumë i vështirë për tu identifikuar. I bëjmë thirrje autoriteteve të marrin masa. Ata që janë të sëmurë nuk kanë mundësi të votojnë.  Ne bëjmë thirrje që të zgjidhet në procesin e ardhshëm. Kuotat 30 % e grave u tejkalua dhe ne e mirëpresim. 

Ne presim që qeveria të konstituohet në vjeshtë në përputhje me dispozitat kushtetuese. Ne bëjmë thirrje që kjo qeveri të forcojë shtetin e së drejtës në frymë e gërmë e të vijojmë reformat themelore me konsensus kombëtar. Shpresoj që parlamenti i ri të miratoj legjislacion të ri dhe rekomandimet e OSBE/ ODIHR. Shpresojmë që gjuha e përdorur të ketë tona më të buta. PE do vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri. Angazhimi i Shqipërisë për të ardhmen e BE-së është një element i radhë i konsensusit kombëtar, cilado  nga 2 partitë kryesore të dalë fitimtare në këto zgjedhje do të duhet ta dëshmojë këtë.   Duhet të rrisim besimin në zhvillimin e zgjedhjeve.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI