Flash

Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të pensionistëve

Lapsi.al 13 May 2025
Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të pensionistëve

Gati gjysma e elektoratit (47,7 %) figuron se jeton jashtë vendit, duke krijuar një hendek të madh midis listës zgjedhore formale dhe popullsisë rezidente që fak­tikisht merr shërbime publike.

Nga njëra anë, Regjistri i Gjendjes Civile numëron 3,71 milion shtetas me të drejtë vote, sipas të dhënave zyrtare nga KQZ dhe nga ana tjetër censi 2023 ka numëruar vetëm 1,94 milion shqiptare rezidentë mbi 18 vjeç që jetonin në vend. Diferenca prej 1,77 milion vetë trego se 48 % e listës zgjedhore  jeton jashtë Shqipërisë.

Hendeku ndërmjet shqiptarëve me të drejtë vote dhe popullsisë faktike tregon për ndryshime drastike të demografisë së vendit duke ndikuar edhe dinamikën elektorale.

Duke marrë në konsideratë të dhënat e fundit të KQZ se 42.2 % votuesve morën pjesë në zgjedhje, kjo përkthehet në mbi 1.56 milionë shqiptarë kanë ushtruar të drejtën e votës. Numri i pjesëmarrësve është 80.6 për qind e popullsisë rezidentë me të drejtë vote në Shqipëri dhe 42.2 për qind e totalit të shqiptarëve me të drejtë vote.

Teksa numri i votuesve në lista shtohet, numri i pjesëmarrësve në zgjedhje është në rënie, duke ndikuar në rritjen e shpenzimeve fiktive për të menaxhuar procesin e zgjedhjeve në vend.

Shteti printon fletë, shpërndan fonde dhe hap qendra për një listë 1,8 milionë vetë që fizikisht mungojnë. Kostoja administrative dhe materiali është gati dyfishi i nevojës reale.

Një në tre votues mbi 60 vjeç

Duke marrë në konsideratë të dhënat e cens 2023 më shumë se një në tre rezidentë me të drejtë vote është mbi 60 vjeç. Popullsia mbi 60 vjeç ishte sa 32.4 për qind e popullsisë me të drejtë vote. Në të ardhmen kjo shtresë votuesish do të ushtrojë më shumë presion mbi politikat e pensioneve, shëndetësinë dhe kujdesit afatgjatë.

Elektorati aktiv ekonomikisht (30‑60 vjeç) zuri gjysmën e votuesve (49%) që jetojnë në vend. Grup-mosha e të rinjve 18‑29 vjeç zuri vetëm 17,8 % të popullsisë me të drejtë vote dhe mbetet në minorancë, edhe pse diskursi politik shpesh i drejtohet “votës së të rinjve”.

Pa një regjistër të përditësuar dhe mekanizma të qartë votimi për diasporën, statistikat zyrtare vazhdojnë të prodhojnë mashtrime aritmetike  që ndikojnë buxhetimin, politikat sociale dhe vetë legjitimitetin e proceseve zgjedhore.

Duke marrë në konsideratë se të rinjtë në të shkuarën kanë marrë pjesë vetëm 35 për qind në votime, i bie që vota e të rinjve të përbëjë rreth 6 % të totalit të votave këtë vit.

Një 61‑vjeçar ka gati 3,5‑fish më shumë peshë elektorale se një 22‑vjeçar, dukë bërë që partitë të orientojnë më pak burime elektorale tek të rinjtë.

Anketat e vitit të kaluar treguan se rreth 54% e të ë rinjve nuk janë të interesuar për politikën. Kështu që çdo lek i shpenzuar për pensionistët politikisht është më i efektshëm se një lek për politikat e rinisë.

Këtë vit rreth 191, 000 shqiptarë jashtë vendit votuan për herë të parë me postë më 11 maj nga me shume 245 mijë që ishin regjistruar. Nëse regjistrimi i diasporës zgjerohet, pesha e të rinjve mund të rritet .

Me vetëm 17,8 % të votuesve te rinjtë janë të vegjël në matematiken zgjedhore. Kjo shpjegon pse programet 2025 ngjajnë më shumë si skema “pension + bonus” sesa si “vizion 2035”./ Monitor

Të këshilluara

Rezultatet paraprake sipas qarqeve

Partia Socialiste ka arritur që të marrë avantazhin në shumicën dërrmuese të qarqeve në vend, sipas rezultateve të deritanishme (deri në orën 12 paradite) kur j...

14:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI