Flash

Djali i CR7 debuton me Portugalinë: Ronaldo Jr. ka zgjedhur numrin e të atit

Lapsi.al 13 May 2025
Djali i CR7 debuton me Portugalinë: Ronaldo Jr. ka zgjedhur numrin e
Cristiano Ronaldo Jr. mezi pret të ndjekë gjurmët e të atit dhe tashmë ka nisur të ecë në të njëjtën rrugë: është grumbulluar nga Portugalia U15 dhe sot ka bërë debutimin e tij në një ndeshje zyrtare. I riu portugez hyri në fushë gjatë lojës në Turneun Ndërkombëtar “Vlatko Markovic” që po zhvillohet në Kroaci. Paraqitja e tij e parë ishte kundër Japonisë, nën sytë vigjilentë të gjyshes Maria Dolores, e cila ishte e pranishme në tribuna me fanellën zyrtare veshur. Për të ishte si një déjà vu, pasi po përjeton gjithçka që ndodhi edhe me të birin. CR7 më pas u bë një nga lojtarët më dominues në historinë e këtij sporti, duke thyer çdo rekord, dhe shpreson që edhe djali i tij të lërë gjurmë në futbollin europian si ai. Ronaldo nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur një ndeshje me të birin, të cilin e thërret me përkëdheli “Cristianinho”, një ëndërr që duket se po i afrohet realitetit.

Cristiano Ronaldo Jr debuton me Portugalinë U15

Emocioni ishte i madh, edhe pse i riu portugez dukej tërësisht i qetë me atë fanellë kaq të rëndë mbi supe. Nuk ishte aspak e sigurt që do të zgjidhte kombëtaren luzitane, pasi kishte të drejtë të përfaqësonte gjashtë kombëtare të ndryshme falë pasaportave të shumta. Në fund vendosi të bëjë saktësisht si i ati, edhe pse ka ende kohë të ndryshojë kombëtare për sa kohë luan në moshat e reja. Sot ndaj Japonisë erdhi debutimi i tij zyrtar dhe për herë të parë u zbulua edhe numri i fanellës së tij. Cristiano Ronaldo Jr zbriti në fushë me numrin 7, të njëjtin me atë të babait të tij. Një lloj deklarate qëllimi për gjithë karrierën: nuk ka frikë nga hija e CR7 dhe as nga krahasimet që mund të lindin prej kësaj pamjeje kaq simbolike dhe prej atij numri që është bërë pjesë e vetë figurës së Ronaldos. Ky është vetëm hapi i parë për Cristianinho, që mban të drejtën për të ëndërruar madhështinë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI