Flash

“New York Times” zbulon prapaskenat: Si u përçanë kardinalët italianë në konklavë

Lapsi.al 13 May 2025
“New York Times” zbulon prapaskenat: Si u përçanë

“New York Times” ka zbuluar detaje interesante nga ajo që ndodhi në konkalvën e zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nga e cila u zgjodh Papa i ri. Sipas saj, në fillim ishin “tre pretendentë kryesorë”: kardinali italian Pietro Parolin, amerikani Robert Francis Prevost dhe hungarezi Peter Erdo. Kështu e përshkruan shkrimi mbrëmjen e parë të Konklavës.

Gazeta amerikane ka marrë informacione nga një duzinë kardinalësh për të rindërtuar atë që ndodhi gjatë votimit. "Nuk kishim ngrënë darkë dhe nuk kishte pushime, as për në banjo. Por u vendos që të vazhdohej me votimin”, - rrëfeu Kardinali David i Filipineve. “Ishte një lloj sondazhi paraprak”, - shtoi Kardinali Juan José Omella. Ndërsa sipas Kardinalit Lazarus You Heung-sik të Koresë së Jugut, “disa kandidatë morën vota të konsiderueshme”.

Sipas kardinalit anglez Nichols, pasi u kthyen në Casa Santa Marta, ata diskutuan se çfarë të bënin gjatë darkës. Dhe, sipas NYT, u vu re se italianët ishin të përçarë dhe kjo e kishte penalizuar Kardinalin Pietro Parolin.

Kardinali hungarez Peter Erdo, 72 vjeç, i mbështetur nga një koalicion konservator që përfshinte disa mbështetës afrikanë, dukej se nuk kishte potencial për të siguruar mbështetje midis një elektorati kardinalësh të emëruar kryesisht nga Françesku.

Të shtunën, më 3 maj, 5 ditë para konklavës, kardinalët hodhën short për pozicionet dhe Prevosti u zgjodh për të ndihmuar në drejtimin e mbledhjeve të përditshme përpara se të fillonte votimi. Sa më shumë e njihnin kardinalët, aq më shumë i vlerësonin metodat e tij. Aq shumë sa thuhet se Kardinali Joeph W. Tobin i Newark-ut i tha: “Bob, mund të të propozojnë.”

“Në votimin e katërt, votat shkuan në mënyrë dërrmuese drejt Kardinalit Prevost”, thotë Kardinali You i Koresë së Jugut. Ndrësa Kardinali Tagle, i cili në ditët para konklavës renditej si një nga të preferuarit thuhet se e pa duke marrë frymë thellë: “E pyeta: A do një karamele?” Dhe ai tha: “Po.” Kardinali Tobin i Nju Xhersit shtoi se e pa Prevost gjatë njërit prej votimeve “me kokën në duar”.

Votimi përfundimtar do të zhvillohej pasdite. Kur Kardinali Prevost arriti 89 vota, pragu i dy të tretave të nevojshme për t’u bërë Papë, Kapela Sistine thuhet se “shpërtheu në një valë duartrokitjesh në këmbë”. Por ai, thotë Davidi, "mbeti ulur! Dikush duhej ta ngrinte. Të gjithëve na erdhën lotët në sy." Ndërkohë, votat po i afroheshin treshifroreve. Kardinali Désiré Tsarahazana i Madagaskarit tha: “Ai mori një shumicë shumë, shumë të madhe votash”.

Të këshilluara

Humbja e PD në Fier, reagon Gazment Bardhi

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi, drejtues politik i PD për qarkun e Fierit ka reaguar pas humbjes së thellë të kësaj force në këtë qark. "Një falenderim zem...

22:43

Analiza/ Votë Ramës, shuplakë Kosovës

Po, Edi Rama i fitoi zgjedhjet. Por, u humb një shans për t’i rikuperuar raportet Tiranë-Prishtinë, dhe për të llogaritur Kosova në një mburojë politike, ushtar...

22:14

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI