Flash

Numërohen 92% e kutive/ PS kryeson me 82 mandate, PD mbron 52

Lapsi.al 13 May 2025
Numërohen 92% e kutive/ PS kryeson me 82 mandate, PD mbron 52

Në qarqet e vendit është drejt fundit procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, nga procesi i numërimit, Partia Socialiste siguron 82 mandate me 52.2% të votave. Forcë e dytë mbetet Partia Demokratike dhe aleatët që deri më tani ka siguruar 52 mandate me 34.3% të votave.

PSD ka marrë 45,131 vota, ose 3.48 përqind, Nisma Shqipëria Bëhet 45,450 vota, ose 3.50 përqind dhe Partia Mundësia 38,266 vota ose 2.95 përqind.

Rezultatet paraprake nga qarku më i madh elektoral, Tirana, tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 47.8% të totalit të votave të numëruara, duke siguruar 19 mandate. Në vend të dytë renditet koalicioni për Shqipërinë Madhështore i kryedemokratit Berisha me 35% të votave dhe 13 mandate.

 

Të këshilluara

Rezultatet paraprake sipas qarqeve

Partia Socialiste ka arritur që të marrë avantazhin në shumicën dërrmuese të qarqeve në vend, sipas rezultateve të deritanishme (deri në orën 12 paradite) kur j...

14:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI