Flash

Policia largon me forcë vëzhguesit e "Mundësia", përplasen edhe me Shehajn

Lapsi.al 13 May 2025
Policia largon me forcë vëzhguesit e "Mundësia",

Tensione dhe përplasje janë shënuar këtë të martë në KZAZ nr 40 në Tiranë, ku vëzhguesit e Partisë “Mundësia”, të kryesuar nga kandidatja për deputete Barbara Doda, kanë denoncuar parregullsi serioze gjatë procesit të numërimit të votave.

Sipas tyre, votat e kësaj force politike po shpalleshin të pavlefshme në mënyrë të padrejtë, me arsyetimin se vulat mbi fletët e votimit janë “të zbehta”, ndonëse janë të dyfishta dhe të vendosura nga komisioni.

Situata u përshkallëzua më tej kur në ambientet e KZAZ-së mbërriti kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj. Ai akuzoi policinë për përpjekje për të nxjerrë jashtë vëzhguesit e autorizuar të kësaj force politike, duke e cilësuar veprimin si të paligjshëm.

“Na tregoni urdhrin që nuk lejon vëzhguesit brenda. Vëzhguesit tanë janë të autorizuar dhe kanë të drejtën ligjore të jenë këtu,” tha Shehaj, teksa debatoi me efektivët e policisë.

Ai shtoi se nuk do të lejojë vjedhjen e votave dhe se, nëse do të duhet të nxirren jashtë nga ambientet e numërimit, atëherë do të jetë me forcë.

“Duhet të na tërhiqni zvarrë nëse doni të na nxirrni nga këtu. Po na vidhen votat. Ne jemi vëzhgues dhe kërkojmë vetëm një të drejtë që na takon ligjërisht. Nëse shohim padrejtësi, kemi të drejtë ta sinjalizojmë. Nuk po kërkojmë asnjë privilegj, nuk po kërkojmë qiqra në hell. Kush është i paautorizuar? Ne jemi kandidatë!” – deklaroi Agron Shehaj para mediave dhe autoriteteve.

Të këshilluara

PD përmbys rezultatin në qarkun e Lezhës

Partia Demokratike ka përmbysur rezultatin në qarkun e Lezhës mbrëmjen e kësaj të hëne. Sipas rezultatit paraprak të KQZ-së, 16 764 vota ose 44.14 %. Ndjek m...

21:13

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI