Flash

Zyrtare/ Ikën edhe Thomas Brdaric, Vllaznia nis revolucionin për të sjellë titullin

Lapsi.al 13 May 2025
Zyrtare/ Ikën edhe Thomas Brdaric, Vllaznia nis revolucionin për
Thomas Brdaric nuk do të jetë më trajneri i Vllaznisë. Humbja 4-0 në finale e titullit me Egnatian, nuk është kapërcyer nga drejtuesit e klubit shkodran, që kanë ndërmarrë menjëherë dy lëvizje thelbësore në stukturat e klubit. E kështu, pas Drejtorit Sportiv Tefik Osmani, tani edhe Brdaric nuk do të jetë më pjesë e kuqebluve. Në qytetin verior, Brdaric u prit me entuziazëm, në kthimin e tij të dytë në Shkodër, por nuk ka patur asnjëherë aprovimin e të gjithë ambjentit sportiv. Brdaric, që në aventurën e tij të parë me Vllazninë kishte fituar një Kupë të Shqipërisë, u kthye në Shkodër në prill të vitit 2024, në kohë për të diskutuar gjysmëfinalet e Final 4, ku u eliminua nga Egnatia pas barazimit pa gola. Tani, një vit më vonë, humbje erdhi në finale, por me një diferencë të dukshme me skuadrën rrogozhinase që u rikonfirmua kampione.

Njoftimi i klubit

𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐢𝐧 𝐓𝐡𝐨𝐦𝐚𝐬 𝐁𝐫𝐝𝐚𝐫𝐢𝐜̧. 𝐊𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐞 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫𝐞̈𝐬 𝐭𝐨𝐧𝐞̈ 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐩𝐞𝐫𝐢𝐮𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐭𝐢𝐣. Lexo më tej: Tefik Osmani u shkarkua pas ndeshjes, edhe Brdaric pa kontratë: ç’ndodhi pas finales Vllaznia u rendit në vendin e dytë në sezonin e rregullt, me 57 pikë, vetëm dy pas Egnatias kryesuese. Skuadra e Brdaric ishte ofensiva më e mirë e kampionatit me 54 gola të shënuar, ndërsa nën udhëheqjen e tij, Bekim Balaj u shpall Këpuca e Artë e sezonit me 17 gola.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI