Flash

Ancelotti dëshiron Kaká në stafin e Brazilit: Carletto tashmë në punë për Seleçãon

Lapsi.al 14 May 2025
Ancelotti dëshiron Kaká në stafin e Brazilit: Carletto
Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ardhshëm i përfaqësueses së Brazilit dhe tashmë ka nisur të punojë për të ndërtuar ekipin e tij me Seleçaon. Trajneri italian do të marrë drejtimin e Canarinha sapo të përfundojë sezoni me Real Madridin, por e ardhmja e tij tashmë po merr formë rreth CBF-së. Carletto, sipas mediave braziliane, po mendon për Ricardo Kaká që ta përfshijë në stafin e tij teknik si një njeri të besuar maksimalisht, duke qenë se djali i tij Davide mund të nisë karrierën si trajner i parë pas disa vitesh në rolin e ndihmëstrajnerit.

Carlo Ancelotti dëshiron Kakán në stafin e Brazilit

Ancelotti dhe CBF-ja janë duke kërkuar një emër të besuar për ta përfshirë në stafin teknik të Carletto-s dhe, sipas asaj që raporton Benjamin Back i CNN Brasil, trajneri i Real Madridit po e konsideron Kakán si pikë referimi për grupin e njerëzve që do ta mbështesin në këtë fazë të re të karrierës së tij. Ancelotti dhe Kaká e kanë ndarë karrierën futbollistike në dy raste: Carletto e ka stërvitur ish-mesfushorin brazilian si te Milani, ashtu edhe te Real Madridi, dhe nën drejtimin e tij ai ka zhvilluar 270 ndeshje dhe ka fituar trofe të shumtë. Kaká e ka përshëndetur me shumë dashuri emërimin e Ancelottit në pankinën e Brazilit dhe në profilin e tij zyrtar në X ka shkruar: “Mirë se erdhe, Mister Ancelotti! Zoti të bekoftë.” Kjo edhe sepse në sfidën e tij të ardhshme, djali Davide mund të mos jetë pjesë e stafit të tij, duke qenë se mund të nisë një fazë të re të karrierës si “trajner i parë”.

Kur do të debutojë Ancelotti në pankinën e Brazilit

Debutimi i Carlo Ancelottit në pankinën e Brazilit do të vijë në qershor, me rastin e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026: ndeshja e parë e teknikut italian me “verdeoro” do të jetë më 5 qershor kundër Ekuadorit, në Estadio Monumental Isidro Romero Carbo në Guayaquil. Pak ditë më vonë, më 10 qershor, do të luhet edhe ndeshja e parë në shtëpi, kur Seleçao do të zbresë në fushë në Neo Química Arena në São Paulo ndaj Paraguajit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI