Flash

Cassie Ventura dëshmon kundër Diddy: Ishte e tmerrshme :

Lapsi.al 14 May 2025
Cassie Ventura dëshmon kundër Diddy: Ishte e tmerrshme :

Cassie Ventura tregoi detaje tronditëse për abuzimin që ka përjetuar nga ish-i dashuri i saj Sean “Diddy” Combs, gjatë gjyqit për trafikim seksual.

“Do të më godiste në kokë, do të më rrëzonte, tërhiqte, më shqelmonte,” dëshmoi këngëtarja e "Me & U", e cila aktualisht është shtatzënë me fëmijën e tretë me bashkëshortin Alex Fine.

Ajo tregoi se shpesh ziheshin për gjëra të vogla, “Ndonjëherë ndihesha se nuk kishte të bënte as me mua… bëja një shprehje të gabuar dhe befas merrja një grusht në fytyrë.”

Në një moment ajo shpërtheu në lot, duke përshkruar se sa “i dhunshëm” bëhej Combs dhe si “shndërrohej në një person tjetër”.

“Pamja e tij ndryshonte krejtësisht. Sytë i errësoheshin. Personi që e doja nuk ekzistonte më.”

Cassie tregoi se vuante edhe nga abuzimi psikologjik çdo ditë, sepse nuk e dinte “me kë do të zgjohej – njeriun që donte apo një version tjetër të tij”.

Ajo zbuloi gjithashtu se Combs e futi në “Freak-Offs” – akte seksuale me njerëz të tjerë ku ai shikonte dhe jepte udhëzime – që kur ishte 22 vjeç.

“Unë isha shumë pa përvojë seksualisht kur e njoha,” tha ajo. “Thjesht doja ta bëja të lumtur.”

Pjesëmarrësit e tjerë në këto akte shpesh ishin eskortë apo kërcimtare nga Craigslist. Ajo shtoi se gjatë këtyre akteve, përdorte drogë si ekstazi, marijuanë, ketaminë, GHB (droga e përdhunimit).

“Nuk mund ta përfytyroja veten duke bërë këto gjëra pa drogë, sepse ndryshe do ndjeja sa e zbrazët dhe e tmerrshme ishte.”

Ajo përmendi edhe një moment të pazakontë ku Combs i kërkoi ta quante "Pop Pop" – një nofkë që zakonisht përdoret për gjyshërit – gjë që ajo tani e sheh si "shumë të çuditshme dhe fyese."

Në nëntor 2023, Cassie paditi Combs për dhunë fizike, përdhunim dhe abuzim sistematik gjatë marrëdhënies së tyre (2007–2018).

Combs e zgjidhi padinë brenda 24 orësh, duke paguar një shumë të pazbuluar, por pa pranuar fajësinë.

6 muaj më vonë, CNN publikoi një video sigurie nga viti 2016, ku Diddy shihet duke e tërhequr dhe goditur Cassie në një korridor hoteli – duke vërtetuar akuzat për dhunë fizike.

Kjo video tronditi publikun dhe e detyroi Combs të kërkonte ndjesë publike.

Pas padisë së Cassie, shumë viktima të tjera dolën me akuza ndaj Combs për sulme seksuale dhe krime të tjera.

Ai ka deklaruar pafajësi dhe aktualisht ndodhet në paraburgim në Brooklyn, në pritje të gjyqit.

Të këshilluara

Cardi B shfaqet në publik me partnerin e ri

Pas thashethemeve për romancë që filluan në shkurt, Cardi B bëri paraqitjen e saj të parë publike me Stefon Diggs në ndeshjen e NBA playoff të hënën. Ata u s...

15:41

Amber Heard bëhet nënë për herë të dytë

Amber Heard njoftoi nëpërmjet Instagramit të dielën se ka mirëpritur binjakë — një vajzë me emrin Agnes dhe një djalë me emrin Ocean — duke ndarë një foto të kë...

14:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI